Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Foto/Rregull apo terror policor?

$
0
0

Policia e shtetit ka nisur sot një aksion të gjerë masash për të ndëshkuar drejtuesit e mjeteve të cilët nuk respektojnë vendosjen e rripit të sigurimit.

Rripi i sigurimit nuk tolerohet më si opsion, por është detyrim. Rripi i sigurimit shpëton jetë. Rripi i sigurimit shpëton jetën për atë që i jep të makinës, i shpëton jetën pasagjerit. Rripi i sigurimit shpëton jetën për të gjithë qytetarët. Ndaj ai është normë, tashmë e padiskutueshme në çdo vend të Europës.Ne jemi shumë të vendosur që rripin e sigurimit të mos e tolerojmë më si një opsion në rrugët e Shqipërisë, por të jetë një detyrim absolut“, – ka bërë të ditur policia.

Por në rrjet disa kanë vënë re diçka që nuk shkon.

Në fakt vendi ku janë ndaluar drejtuesit e automjeteve, pra në korsinë e shpejtësisë, që mund të bëhet burim aksidentesh për drejtues të tjerë, është një shkelje e rëndë e protokolleve policore dhe rregullave të qarkullimit rrugor.

Rregullat janë të qarta: drejtuesi duhet të hapë krahun djathtas.

Shkelja është edhe më e rëndë për faktin se ka ndodhur përpara syve të ministrit të Brendshëm Saimir Tahiri.

Policet bukuroshe dhe efektivët e tjerë që dalin në mes të një rruge ndërurbane, ku veturat ecin mbi 80 km/h për të ndaluar shoferët në korsinë e gabuar, më tepër se sa masë këshilluese apo parandaluese, të ngjason me një qasje për t’i frikësuar qytetarët, duke bërë kështu që aksioni edukues të kthehet në një terror policor./Mapo.al


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143