Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Batuta me ‘qen lufte’ dhe ai vështrimi i Tahirit për Berishën

$
0
0

Seanca e sotme e Kuvendit prodhoi tension dhe batuta, sidomos kur u mësua se një tjetër avion kishte rënë në Shqipëri, mes dyshimeve se po përdorej për trafik droge.

Por teksa po debatohej për këtë çështje, kryeministri Edi Rama ka risjellë në vëmendje çështjen e Gërdecit.

“Sali, të përgëzoj që arrite të bëheshe frymëzim edhe për Hollivudin dhe të sugjeroj që zyrën e avokatisë që ke ta vësh në përdorim për të drejtat e autorit, sepse pa ty filmi “War Dogs” nuk do të ishte bërë nga Hollivudi. Ti Sali je një “war dog” i vërtetë dhe suksesi yt ka arritur deri në Hollivud. Kjo është diçka që nuk mund të mbetet jashtë rrezes së vëmendjes dhe duhet të jetë diçka për të mbajtur mend”, tha Rama.

Fjalët e tij kanë bërë që deputeti Flamur Noka të ngrihet nga ulësja e tij dhe t’i kërkojë kreut të mazhorancës që të kërkojë falje për fjalorin.

“Ku është fjalori këtu? Hollivudin nuk mund ta censurosh”, i është përgjigjur Rama Nokës.

Lidhur me komentet e Ramës për filmin “War Dogs” ish-kryeministri Berisha theksoi se në të ka zero fjalë për të, apo familjen e tij.

“Rama më quajti qen lufte, unë mund ta quaj qen droge, jo që e zbulon, por që e ruan. Në filmin “War Dogs” ka zero fjalë për mua, apo familjen time”, u shpreh ish-kryeministri Berisha.

Ndërkohë video e mësipërme tregon momentet kur ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, e ndjek fjalimin e Sali Berishës nga dera e sallës, teksa tymos një cigare.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143