Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Foto/ E gjithë qeveria në Pezë, por mungon Rama

$
0
0

Duke qenë se kur ishte kryetari i bashkisë së Tiranës, Rama ishte ndër nxitësit më të mëdhenj të festave të Pezës, duke qenë se banonte edhe vetë në fshatin në periferi të Tiranës, nuk kishte si të mos binte në sy mungesa e per të disatin vit radhazi e kryeministrit Edi Rama në përkujtimin e Konferencës së Pezës sot.

Në përputhje me linjën e tij anti-komuniste, Rama ka kohë që shfaqjen e simpatisë për trashëgiminë komuniste ua lë të tjerëve.

Sot në Pezë ishte një pjesë e mirë e qeverisë dhe kryetari i bashkisë së Tiranës Erion Veliaj.

“Nisi në Pezë një fundjavë plot me aktivitete për fëmijë&t’rritur. Kujtuam sot 74 vjetorin e Konferencës së Pezës, kur shqiptaret u mblodhën pa dallim feje, krahine e ideje për interes të vendit. Merr familjen dhe miqtë e shihemi aty!”, – shkruan Veliaj në rrjetet sociale.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143