Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Foto/ Rama: Ja si e “Rilindëm” shëndetësinë në Shkodër

$
0
0

Kryeministri Edi Rama ka qenë sot në Spitalin Rajonal të Shkodrës ku sipas tij, “për herë të parë çelet shërbimi i Koronarografisë dhe ndërhyrjeve të tjera në zemër”.

“Me këtë shërbim të ri FALAS ky spital u kursen radhë, para dhe kohë të paçmuar, jo vetëm qytetarëve të Shkodrës por edhe të gjithë Shqipërisë veriperëndimore. Të cilët deri dje duhet të shkonin të gjithë në Tiranë dhe shumë shpesh kishin si rrugë të vetme spitalet private të kryeqytetit.

Edhe koha e pritjes së pacientëve në nevojë për këtë shërbim, është shkurtuar nga 6 muaj deri në 1 vit që ishte më parë, në 4 deri në 6 javë. Ndërkohë që krijimi i lehtësive të reja ka bërë që nga 2200 procedura ndërhyrje që kryheshin në 2013, sot të kryhen 6600 procedura të tilla ose tre herë më shumë”, – u shpreh Rama.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143