Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Ja kush e sfidon Metën te LSI dhe një ironi brenda partisë

$
0
0

Lëvizja Socialiste për Integrim në 6 nëntor të këtij viti do të zhvillojë zgjedhjet për kryetar. Lajmi është konfirmuar nga Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Luan Rama, pas mbledhjes së kryesisë.

Rama theksoi se kandidatët kanë afat për tu regjistruar deri më 30 shtator. Deri tani kreu aktual i LSI-së ka konfirmuar kandidaturën, ndërsa përballë tij do të jetë Shezai Rrokaj, i cili aktualisht mban postin e kreut të LSI-së në Tiranë.

“U vendos që zgjedh për kryetar të mbahen në të gjithë territorin e Shqipërisë më 6 nëntor 2016.

Mbledhja gjithashtu rikonfirmoi vendimin që këto zgjedhje do të zhvillohen me pjesmarrjen e të gjithë anëtarëve, me respektimin e parimit 1 anëtar 1 votë.

Deri më 30 shtator është afati për regjistrimin e kandidaturave për kryetar të LSI-së.

Por ndërkohë nuk ka munguar ironia edhe brenda vetë radhëve të LSI për këtë garë pa garë.

“Sapo u njoha me kandidim e Prof. Shezai Rrokajt për kryetar i LSI-së…

Mendimi im?

Jo Rrokaj, po as Roki 1, 2, 3…nuk e fiton postin e kryetarit.

Ku e lamë zoti Meta?”, – shkruan Ylli Dylgjeri.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143