Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Avioni në Ishëm, deputetët e PD shkojnë në pistën e improvizuar: Është ndërtuar prej 1 muaji

$
0
0

14370340_10154489412374909_5695157090356813582_nDeputetë të Partisë Demokratike kanë shkuar në grykëderdhjen e Ishmit në Durrës, ku avioni i vogën italian tentoi dy ditë më parë që të ulej në pistën e improvizuar.

Për të parë nga afër këtë pistë kanë shkuar deputetët demokratë Edi Paloka, Arben Ristani, Flamur Noka, Keltis Kruja dhe Alban Zeneli.

Ata kanë inspektuar këtë pistë ku u ul avioni që drejtohej nga piloti italian, i cili deklaroi para hetuesve se kishte ardhur në Shqipëri për të testuar pistën e improvizuar dhe pas një muaji do të trafikonte 200 kg kanabis.

Sipas demokratëve, pista e improvizuar në një terren të vështirë është rregulluar prej të paktën 1 muaji. Ka qenë vet deputeti demokrat Flamur Noka që denoncoi të enjten në Parlament faktin se një avion i vogël ishte ulur në Durrës, gjë që deri në mesditë ishte mbajtur e fshehtë nga policia.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143