Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Vdekja e nënës dhe fëmijës/ Berisha: Papërgjegjshmëri dhe indiferencë, Prokuroria të veprojë

$
0
0

14361317_653389344821976_4435927276453682055_oIsh-Kryeministri Sali Berisha i ka bërë thirrje Prokurorisë së Tiranës që të veprojë për vdekjen e nënës shatatzënë Aida Çajka dhe fëmijës së saj në maternitetin “Koço Gliozheni”.

Berisha i ka shprehur ngushëllimet familjes për humbjen dhe akuzon shërbimin shëndetësor për papërgjegjshmërinë dhe indiferencën e treguar ndaj 31-vjeçares shtatzënë, e cila humbi jetën për shkak të hemorragjisë në shpretkë.

Statusi në Facebook i ish-Kryeministrit Sali Berisha:

“Aiden dhe engjellin e saj, Ornelen i vrau indiferenca dhe urgjenca shpartalline!

Nje nene e re dhe nje foshnje u varrosen sot pasi nderruan jete duke udhetuar ne trajektoren e vdekjes nga nje spital ne nje spital tjeter!

Kjo eshte nje ngjarje shume tronditese, nje aktakuze e rende ndaj atyre qe i dhane kohen e mjaftueshme vdekjes per t’u keputur jeten Aides 31 vjeç dhe Orneles, engjellit 9 muajsh te saj qe fluturoi se bashku me nenen e vet ne qiell!

Vdekja e tyre para hemoragjise se shpretkes, qe u la te rrjedhe sa deshi per te marre dy jete, ka si shkak kryesor indiferencen, ç’organizimin, papergjegjshmerine e papranueshme ku eshte katandisur sot urgjenca dhe sherbimi i saj ne Tirane.

Duke shprehur dhimbjen time te thelle familjareve te Aides dhe Orneles, engjellit te saj, i bej thirrje prokurorise te veproje me te gjithe rreptesine e ligjit edhe si nje detyrim i madh ndaj Aides dhe Orneles, qe i mori vdekja duke kaluar nga nje spital ne nje tjeter ne menyren me te pamerituar! Sb.”


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143