Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Fatos Nano dhe thumbimi më i fundit për Ramën

$
0
0

a57d348e9bcdee8507c51f7b8618764f_XLFatos Nano në 16 shtator të këtij viti mbushi 64 vjeç. Dhe ka që në vitin 2005, pra 11 vite larg politikës aktive. Mirëpo vëmendja ndaj tij mbetet e madhe, sepse ajo cka u pa në politikën shqiptare post-Nano, doli se nuk ishte aspak më e mirë dhe më e cilësishme, simbas mendimit të jo pak socialistëve.

Me rastin e Kongresit apo të Festës së Partisë Socialiste, Rama, për diversion bëri disa ftesa publike për Nanon. Me pikësynim edhe balancimin e situatës konfliktuale që u krijua në PS dhe në opinionin publik, me “sherret politike” të Ben Blushit.

Mirëpo refuzimi i Nanos ishte i ftohtë. Pa komente dhe i vendosur. Rama nuk arritu dot ta përdorte Nanon, si edhe e kishte pikësynim.

Por duket se Nano, nuk e la me kaq. Dhe dërgoi për kryeministrin në Fb mesazhin e kriptuar me tekst:

“U rrit djali u be burre, siç thote edhe populli..

U rrite, u poqe… por prap dore nuk hoqe…”

Në të vërtetë kjo shprehje ka në rrënjë batutën popullore: “U rrite, u poqe dhe mbete kokë loqe!”

Që do të thotë se, ndërmjet Nanos dhe Ramës, nuk ka më asnjë urë lidhëse…/360gradë.al/

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143