Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Foto/ Zbulohen parcelat me kanabis të një deputeti socialist

$
0
0

Ish-kryeministri Sali Berisha, ka bërë një tjetër denoncim në profilin e tij në Facebook. Ai ka publikuar dy foto, njëra prej të cilave është e një are me kanabis në Malësinë e Madhe e tjera është mesazhi që i ka mbërritur ish-kryeministrit.

Në denoncimin e bërë nga Berisha thuhet se, parcelat me kanabis i përkasin deputetit socialist të kësaj zone, Paulin Sterkaj. Sipas Berishës, në atë vend rritet vetëm kanabisi i Sterkajt dhe zanat e maleve.

“Arat e Pavlinit ne maje te Golishit, ku rriten zanat dhe kanabisi i deputetit Sterkaj. Sb”,- shkruan ish-kryeministri Sali Berisha.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143