Kryetari i LSI-së Ilir Meta ka anashkaluar pyetjet e gazetarëve në lidhje me kandidimin e tij, për postin e Presidentit të Republikës.
Gjatë një takimi me fermerë në Korçë, Meta ka thënë: “Nuk kam asnjë koment për gara të pashpallura. Gara vetme ku marr pjesë është ajo e LSI-së, që e konsideroj si sfidë për lëvizje të mëtejshme, që do ta nis nga Korça“.
Kreu i LSI-së iu referua edhe çështjes së kultivimit të kanabisit, duke deklaruar se ardhmja e vendit është bujqësia dhe jo droga.
Ilir Meta: “Unë e kam një përgjigje që e ardhmja e Shqipërisë është bujqësia dhe jo kanabis prandaj politika duhet të marrë vendim dhe jo t’i shmanget. Por dhe partnerët evropianë. Në këtë drejtim është e rëndësishme që të vendoset se si do të sillemi në të ardhmen për këtë fenomen“.
Pas kësaj deklarate ka reaguar edhe ministri i Brendshëm, Saimir Tahir. Në një postim në rrjetin social Facebook, Tahiri shkruan se mbështet plotësisht qëndrimin e kryetarit të Kuvendit./tvklan.al/