Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Shehu kritikon rebelët e PD-së: Publikojnë mbledhjet në media!

$
0
0

tritan shehuPolitikani me pervoje i Partise Demokratike, Tritan Shehu, ne nje interviste te dhene per Gazeten Shqipyare, ka prekur disa prej problemeve te brendshme te opozites si dhe sfidat qe e presin PD-ne.

Shehu nuk ka lene pa iu pergjigjur nje krahasimi mes Berishes dhe Bashes si dhe ka komentuar zerat kunder brenda partise. 

1-Pyetje: Kohet e fundit, PD po njeh vetem humbje te njepasnjeshme ne zgjedhje referuar edhe rastit te zgjedhjeve te pjeseshme ne Diber. Cfare po ndodh aktualisht me PD-ne?


Pergjigje: Une nuk mendoj keshtu si ju. Une gjykoj se PD po pregatitetet ne terresi per zgjedhjet e ardheshme politike me shume seriozitet dhe e vendosur ne fitoren e tyre. Pra prova e madhe elektorale per ne eshte mbas disa muajsh. Nderkaq une nuk kam konstatuar rezultate negative elektorale ne vazhdim sic thoni ju, pervec atij te Dibres, qe ka nevoje per nje interpretim korrekt e konkluzione, te cilat duhet t ‘i sherbejne te ardhmes. Por mos harrojme se ato ishin vecse zgjedhje lokale, ne vetem nje bashki, ku keshtu u koncentrua e gjithe “makina” qeverisese ne funksion te tyre.

2-Pyetje: Ju humbet thelle ne Diber, nuk ju duket kjo e rende?


Pergjigje: Une thashe qe cfare ndodhi ne Diber duhet analizuar me seriozitet e nxjerre konkluzione, por nuk duhet tragjedizuar. Duhet te jemi racionale e me mendje te kthjellet ne analizat qe bejme, pa kaluar ne ekstreme e panik. Ndryshe do te binim ne vorbullen e atyre qe duan te na fusin ne nje spirale te tille, pra te kundershtareve tane politike.

3-Pyetje: Dhe si i mendoni ju shkaqet?


Pergjigje: Elementet e hollesishem do te dalin nga analiza qe do te behet se pari nga dega e jone e Dibres, zgjedhje te se ciles ato ishin. Sidoqofte meqe ju pyesni, une mendoj se jane disa shkaqe, duke filluar nga koncentrimi i plote vetem aty i te gjithe mekanizmave shteterore te te gjithe vendit, gje qe nuk mund te behet ne zgjedhjet politike, kur fryma e ndryshimit do te jete e qarte kudo ne te gjithe vendin. Aty ishin te gjithe potencialet e maxhorances dhe te shtojcave te tyre, ligjore e te pa ligjshem, politikane e bandite. Ishin sarandiote, peqinas, durrsake, shkodrane etj etj, pra I gjithe arsenali shteteror e partiak i majte, se bashku me disa pseudo te djathte. Dhe kjo nuk eshte e gjitha. Aty u perdoren pagesa e presione per votat, u perdor dhe nje mekanizem i ri, Kanabisi, te gjitha keto te koncentruara ne nje zone me popullesi jo te madhe dhe shume te varfer. Kjo u vertetua dhe nga rezultati prej 4150 votash ne favor te PS, rezultat qe e kalon shume ate qe mund te kosiderohej fitore normale dhe qe konfirmon mendimet per nje proces larg normes. Megjithate e theksoj te tilla mjete nuk kane eficience ne nje fushate kombetare politike kur kryefjala eshte ndryshimi.
Pervec ketyre une dua te them se pa dyshim pati edhe probleme serioze qe lidheshin me degen e PD ne Diber, Kishte ceshtje qe lidheshin me forcen organizuese te dobet te saj, gjendjen e strukturave aty, pakenaqesi nga gabime te qeverisjes sone te mepareshme lokale etj, qe sic duket nuk ishin shuar nga skandali i Shukriut. Pra koleget e atyshem, deputete e kryesi se bashku me perfaqesues nga qendra, duhet te realizojne analiza me qetesi, te gjera, per te nxjerre konkluzione te dobishme me tej, keto jo vetem per Dibren.

4-Pyetje: Cfare e pengon PD te rikthehet serish tek fitorja…?


Pergjigje: Me vjen keq po ju vazhdoni te pyesni ne te njejten linje mendimi. Une gjykoj ndryshe, une mendoj se nuk na pengon asgje per te fituar zgjedhjet politike. Dhe jam i bindur se kjo do te ndodhe. Qeverisja eshte ne pikat me te ulta te mudeshme, ne te gjitha treguesit e saj. Po te shikopsh sot vendi ka probleme te medha ne te gjitha treguesit, qofte ekonomike, sociale, te korrupsionit e primi. Nga ana tjeter PD eshte e angazhuar ne punet e veta organizative te brendeshme me seriozitet dhe ne perpjekjet politike ne terresi. Ne jemi terresisht te impenjuar per te perballuar me sukses betejen e ardheshme politike.

5-Pyetje: Pse ka kaq shume debat brenda vet Partise Demokratike?


Pergjigje: Une do te desheroja te kishte edhe me shume. Debati brenda nje force politke eshte vecse pozitiv e forcues. Pra mua nuk me shqeteson debati. Ka ardhur momenti te kemi edhe me shume debat reth alternativave tona, programeve sektoriale, ne forme shkembimi mendimesh per te perpunuar me te mirat. Dhe kjo duhet me tej nxjere jashte partise ne diskutimet me specialiste e elektoratin. Pra une gjykoj se duhet te tranzmetojme edhe me shume alternativa, ide zhvillimi duke zene keto nje peshe gjithmone e me te madhe te luftes sone politke edhe ndaj kritikave e goditjeve politike. Vecanerisht ne kete faze qe jemi kjo eshte shume e rendesishme. Sa me teper i afrohemi zgjedhjeve aq me te rendesishme behen alternativat tona konkrete zhvilluese e sektoriale. Pa dyshim duhen dhe kritikat e ashpra per kete qeverisje te pa afte, qe nuk mbajti asnje nga premtimet e saj. Por te mos harrojme se tashme njerrezit kete e kane kuptuar qarte. Ajo qe duhet te kuptojne po kaq qarte eshte se cfare dime ne, cfare jemi ne gjendje te bejme dhe cfare do te bejme neser mbas fitores politike. Vetem keshtu pakenaqesite e medha ndaj maxhorances do te arrijne te kthehen ne vota per ne, qe te na japin fitoren. Ndryshe pakenaqesite do ngelin kaotike, te pa konkretizuara dhe pa vlere zhvilluese politike.

6-Pyeje:Si I shikoni zerat kritike brenda grupit parlamentar demokrat?


Pergjigje: Nuk me krijojne asnje shqetesim ne kete sens, jane normale per cdo grup parlamentar demokratik ne bote. Une kam qene kryetar dhe sekretar i pergjitheshem i PD dhe mund te them se debatet qe beheshin atehere ne grupin parlamentar ishin shume me te zjarrta e te ashpra disa here, se ato qe behen sot.

7-Pyetje: Ndryshimi me atehere?


Pergjigje: Ndryshimi qendron ne nje dukuri tjeter shume negative e jo te moraleshme te soteshme: botimi sistematik ne forme proces verbalesh te atyre qe thuhen aty, ne media. Kjo nuk ndodhte si metode vite me pare dhe tregon nje mungese konsistence e kurajo nga ata qe veprojne ne kete menyre okulte. Verejtjet, nqs dikush desheron t’I beje, mund te deklarohen direkt mbas mbledhjeve me figure e emer. Nuk ka pse te shperndahen nga “anonime”.

8-Pyetje: Pse sulmohet kaq shume prej disave kryetari Lulzim Basha? Pse ai eshte bere kaq I kritikueshme…?
Pergjigje: Nuk me duket keshtu. Z. Basha eshte ne kryerje te funksioneve te tij si kryetar dhe ne maredhenie bashkepunimi me te gjithe faktoret e PD. Sic e thashe une kam pare debate edhe me te forta e i kam konsideruar normale e pozitive. Rendesi ka te jene te sinqerta e konstruktive.

9-Pyetje: Eduart Selami dhe Majlinda Bregu a kane te drejte kur vene ne diskutim pozicionin e z.Basha si lidership i PD-se?


Pergjigje: Nuk me rezulton dicka e tille per aq sa une kam ndjekur ato diskutime. Megjithate ketu dua te theksoj se Z.Basha eshte kryetari i zgjedhur i PD, i respektuar dhe besoj te jete kryeministri i ardheshem i vendit. Une personalisht e vleresoj ate dhe menyren se si ai po e drejton PD ne keto periudha me shume vorbulla.

10-Pyetje: Majlinda Bregu eshte shprehur se PD-ja ishte me mire me Sali Berishen se me Lulzim Bashes. Ju si mendoni?


Pergjigje: Kam degjuar dicka te tille, por nuk e di se ne cfare konteksti eshte thene dhe nuk i kam kushtuar ndonje vemendje. Aq me shume qe nuk kam asnje deshire te komentoj koleget.

11-Pyetje: Dakort, po si e shikoni ndryshimin mes Berishes e Bashes?


Pergjigje: Duke dashur te them mendimin tim dua te evidentoj faktin qe gjithesekush ka meritat e vlerat e tij dhe krahasimet nuk mund te jene sempliciste. Berisha eshte lideri i yne historik, promotori i levizjeve demokratike e i lindjes se demokracise ne vendin tone. Pa dyshim ai eshte edhe aktualisht nje njeri me vlera te medha intelektuale dhe ka nje pozicion te rendesishem jo vetem per PD e vendin, por dhe per influencat Rajonale te tij. Por Berisha duke rritur vlerat e tij dha doreheqjen mbas humbjes se 2013. Sot kryetari i yne eshte Basha, qe di te respektoje potencialet e djeshme e te sotme te PD. Gjykoj se Z. Basha perfaqeson sot vlerat e aspiratat tona politike e morale. Dhe ai respektohet nga ne si i tille. Keto jane rregullat e lojes ne nje ambjent demokratik si eshte PD, qe duhen kuptuar e respektuar nga te gjithe ne, qe keshtu na cojne ne drejtim te forcimit e fitores. Cdo deformim i ketyre rregullave vecse dobeson forcen perkatese politike.

12-Pyetje: Z.Jemin Gjana eshte shprehur se ka tentative ne PD per t’ja marre partine Lulzim Bashes. Sipas jush ka vertet nje tentative te tille? Dhe nese po, a mund tja arrijne ketij qellim?


Pergjigje: Une e thashe dhe me lart mendimin tim per keto fenomene.

13-Pyetje: Kujt I intereson nje situate konfliktuale ne PD dhe si mund te dilet nga kjo gjendje e partise me te madhe te opozites?


Pergjigje: Po e theksoj perseri. Une ne pergjithesi nuk shikoj asnje situate konfliktuale. Ajo nuk do t’i interresonte as PD e askujt nga ne. Mund te kete si kudo individe konfliktuale, por jo situate konfliktuale ne PD. Si mund te minimizohen edhe keto. Ka vetem nje rruge, shtimi i peshes specifike ne diskutimet e debatet tona, perfshi edhe ne ato me elektoratin, ne media e kudo, te alternativave te verteta zhvilluese, argumentave e programeve te mencura e intelektuale. Sa me shume mencuri, eksperience e dije te perfshihet ne diskutimet, aq me pak do kete vend per mediokritetin, cmirat, zhargonin e thash e themet.

14-Pyetje: Z. Shehu, cilin do te konsideronit problemin madhor te drejtimit te vendit sot nga maxhoranca?


Pergjigje: Te them te drejten eshte e veshtire te permend vetem nje problem te tille, sepse sic e thashe jane te tilla pa fund. Vendi po qeveriset pa vision, pa nje strategji afat gjate zhvillimi. Ajo qe dominon ne maxhorancen jane konceptet populiste, anarkiste, arrogante ne drejtim. Dhe kjo eshte ne pergjithesi, si dhe ne sektoret e vecante. Kjo ka sjelle pasoja te renda ne ekonomi, investime, rritje te korupsionit, zgjerim te krimi etj.
Le te shikojme vetem nje fenomen tragjik, vendi eshte mbuluar me droge, me kanabis. Dhe kjo po realizohet kudo, nepermjet grupeve kriminale te lidhura me strukturat shteterore qe duhet ta luftonin kete fenomen. Nuk mund te merrte te tilla permasa kjo gje pa lidhje te tilla me krimin. Nderkaq dikush nga afer qeverisjes po flitet perseri per “liberalizim” te kanabisit vecse per te nxitur e justifikuar kete aktivetet kriminal, me pasoja tejet negative per te sotmen e te ardhmen e vendit.
Absurditeti dhe konfuzioni i majte sot ka arritur kulmin. Duke mos pasur asnje ide racionale per zhvillimin e vendit, kjo kerkohet te behet me cinizem nepermjet tre rrugeve shkaterruese per ne: Liberalizimit te droges, prostitucionit e importit te mbeturinave. Pra e ardhmja jone shikohet vetem nepermjet ketyre veprimtarive qe jo vetem bijen ndesh me interesat e vendit, por dhe jane terresisht kriminale apo permbajne elemente te tille ne veht vete. Te tilla propozime kane ne cdo plan pasoja negative per vendin, imazhin tone, per devijimin e vemendjes e aspiratave te qytetareve drej rrugeve te rrezikeshme e me pasoja te thella demtuese afat gjate.
Ajo qe mund te zhvilloje vendin tone jane politika te qarta finaciare te taksave te ulta, lehtesi per investimet, zhvillim te infrastruktures se vendit, ulje te procedurale burokratike, nje ambjent sa me larg korrupsionit, krimit etj.
Mjafton vetem keto qe thashe me siper per te kuptuar realitetin ku jemi, problemet e medha qe kemi dhe pa aftesine e maxhorances per te permiresuar gjendjen.

15- Pyetje: Ne keto kushte cfare duhet te beje me mire opozita?


Pergjigje:Ne keto kushte sic e theksova, ne duhet te tregohemi te afte per te tranzmetuar ide te qarta zhvillimi, te bazuara mbi realitetin, interresat e vendit dhe te kordinuara me partneret tane nderkombetare. Dhe kete duhat ta bejme kudo e kurdohere ne kete periudhe para elektorale qe jemi. Vetem keshtu ne do te forcojme besimin e qytetareve ndaj nesh dhe do te konsolidojme pozitat tona politike.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143