Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Largimi i Blushit? Lubonja: Të bashkohen të pakënaqurit

$
0
0

lubonjaNë analizën e përjavshme në Ora News Fatos Lubonja komentoi dhe largimin e Ben Blushit nga Partia Socialiste.

Analisti Lubonja flet për një bashkim të të pakënaqurve kundër partive të sotme, që ai i quan parti që nuk përfaqësojnë as të majtët dhe as të djathtët por oligarkët

Largimi i Blushit nga PS?

Lubonja: “Në mënyrë jo fort të organizuar ka shumë grupime brenda ose jashtë partive që e ndjejnë që duhet diçka të ndryshojë në këtë klasë politike, nuk mund të vazhdohet më kështu. Edhe populli e ndjen këtë. Ajo që bëri Blushi krijon dhe më shumë idenë se këto grupime duhet të bashkohen, të krijojnë një strategji që ka dy gjëra. Një lëvizje transversale që mund të ketë edhe të majtë dhe të djathtë, si quhen se nuk janë. Janë dy parti që përfaqësojnë oligarkët. Një lëvizje e gjithë të pakënaqurve do të ishte mirë të bashkohet, por këtu pastaj ka diferenca. Është mirë të bashkohen për shtetin ligjor. Ndoshta- ndoshta për rrezikun që paraqet kjo mazhorancë që e kanë quajtur putiniste që kërkon të kapë të gjithë ekonominë, mediat dhe të kontrollojë me trafikun e drogës shoqërinë, mund të bashkohen me një opozitë që është PD, duke i imponuar ndryshime serioze sa i përket dhe të kaluarës së saj.

Përndryshe, do kisha menduar që Blushi mundet të kishte një rezultat më efikas brenda asaj partie, të mundet që vetë kjo parti të ndjente nevojën e një ndryshimi të saj për të mos u deligjitimuar plotësisht”

/Oranews.tv/


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143