Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Merr fund saga e ‘Rrugës së Kosovarëve’: Tjetër investim në Tiranë

$
0
0

Përurohet rruga e re e “Kosovarëve” që lidh Parkun e Liqenit me Komunën e Parisit. Veliaj: Investimi u krye nga të ardhurat e parkingjeve publike

Bashkia e Tiranës i ka dhënë fund pritjeve disa vjeçare të banorëve të zonës duke mundur që brenda pak muajve të bëjë realitet ndërtimin e rrugës së “Kosovarëve”, e cila lidh Parkun e Liqenit me “Komunën e Parisit”.

Rruga e re ofron standardet më të mira qoftë në përmasa, ashtu edhe në elementë të tjerë, duke ofruar korsi për biçikletat dhe vrapuesit.

Të pranishëm në hapjen e rrugës për makinat dhe këmbësorët ishin kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, dhe deputeti i PS, Pandeli Majko, të cilët vlerësuan kohën e shkurtër për ndërtimin e rrugës.

“Kjo rrugë është përuruar disa herë edhe nga bashkia e mëparshme. Por, me administratën e re gjërat i bëjmë vetëm një herë. Saga 5-vjeçare e kësaj rruge merr fund këtu. Rruga e Kosovarëve, emri i dhënë në kujtim të atyre ditëve të dhimbshme të viteve ’98-’99gjatë kohës së krizës në Kosovë, u kthye mandej në një luftë tipike urbane brenda nesh, ku nuk i japim dot zgjidhje disa gjërave që në fakt qyteti i meritonte shumë kohë më parë”, u shpreh kryebashkiaku Veliaj.

Ai tha se edhe kjo rrugë, ashtu si edhe disa punë të tjera publike të Bashkisë së Tiranës, janë bërë me të ardhurat nga tarifat apo taksat.

“Për këtë rrugë kanë paguar qytetarët me të ardhurat e këtij viti nga agjencia e parkingjeve. 100 lekëshat që njerëzit kanë paguar në parkingjet publike të bashkisë, janë përkthyer në korsi biçikletash, trotuare dhe rrugë si kjo. Kjo do të thotë që secili qytetar që jep një kontribut në mënyrë të ligjshme, me kupon tatimor, në agjencitë e bashkisë, sigurohemi që automatikisht kthehet në investim publik”, theksoi Veliaj.

Për këtë arsye ai falenderoi qytetarët që kanë përdorur parkimin publik, pasi të gjitha qindarkat janë mbledhur e janë administruar me kujdes për t’u kthyer më pas në investime si kjo rrugë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143