Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Rama dhe Meta takohen një ditë para seancës për ligjet e Reformës në Drejtësi

$
0
0

rama-meta_10Një ditë para seancës plenare të së enjtes, Kryeministri Edi Rama po takohet me Kreun e Kuvendit Ilir Meta.

Takimi mes dy krerëve të majtë ka niur para pak minutash në vilën qeveritare 30, pranë Kryesisë së Kuvendit.

Takimi i tyre vjen një ditë para seancës për miratimin e 6 ligjeve të Reformës në Drejtësi.

Kuvendi i Shqipërisë do të votojë gjatë seancës së 6 tetorit gjashtë ligjet që janë pjesë e reformës në drejtësi. Deri tani opozita ka dhënë konsensusin e saj vetëm për njërin prej tyre.

Ai është ligji për SPAK-un, që rregullon funksionimin e Prokurorisë së posaçme, Byrosë Kombëtare të Hetimit dhe gjykatave speciale, përgjegjëse për luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143