Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Zyrtare/ Mimoza Hafizi lë PS-në, Blushi: Krijojmë parti të qendrës

$
0
0

BLushi-HafiziPas Ben Blushit, edhe deputetja Mimoza Hafizi ka deklaruar dorëheqjen nga Partia Socialiste. Largimi i Hafizit nga PS është zyrtarizuar ditën e sotme, kur ajo dhe deputeti Ben Blushi kanë zhvilluar rreth orës 17:00 një mbledhje me simpatizantë për krijimin e partisë së re që do të krijojnë.

Partia e re do të drejtohet nga Ben Blushi, i cili konfirmoi zyrtarisht në mbledhje krijimin e një force të re politike.

Partia e re e themeluar nga Blushi dhe Hafizi do të jetë parti e qendrës.

Më herët deputetja hafizi kishte deklaruar se “ajo nuk ishte më pjesë e PS-së dhe se tashmë i përkiste një formacioni tjetër politik”. Sipas burimeve nga grupimi i ri politik, partia e re që do të drejtohet nga Blushi, do të zyrtarizohet më 10 nëntor.

Kështu ka bërë të ditur deputeti Ben Blushi gjatë takimit të sotëm me qytetarë në Muzeun Kombëtar.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143