Kanë nisur homazhet në shenjë respekti dhe nderimi për shkrimtarin dhe diplomatin Teodor Laço, i cili ndërroi jetë ditën e djeshme. Homazhet po zhvillohen në hollin e Ministrisë së Kulturës, ndërsa Laço do të nderohet nga një sërë personalitetesh nga bota e artit, kulturës, por edhe politikës.
Kështu, i pranishëm në homazhe ishte kryeparlamentari Ilir Meta, ish-kryeministri Sali Berisha, si dhe deputete të Kuvendit të Shqipërië. Mësohet se deri në orën 12:00 do të vijojnë homazhet, ndërsa më pas trupi i pajetë i Laços do të udhëtojë drejt Korçës, vendlindjes së tij, qytet që la amanet të prehet.
Kryeparlamentari Ilir Meta deklaroi se Teodro Laço la pas një trashëgimi të pasur në të gjitha fushat.
“Ndarja nga jeta e një personaliteti të shquar të një shkrimtari publicist si teodor Laço, është një humbje që do ta ndjejnë të gjithë. Për arsye se kontributet e tij kanë qenë të spikatura, që nga periudha kur ai kontribuoj për letërsinë, por dhe në qeverisjen e vendit. Ndaj me këtë rast dua të shpreh jo vetëm keqardhje për këtë humbej, por edhe besimin se Teodor Laço ka lënë pas një trashëgimi në të gjitha fushat. Ndaj do respektohet gjithmonë.”,
pohoi Meta.
I pranishëm në homazhet në ndër të Teodor Laços ishte dhe ish-kryeministri Sali Berisha. Deputeti I djathtë shprehu para mediave se vdekja e Laços ishte një humbje e madhe për botën e kulturës, por edhe politikën. Ai theksoi se sot kishte humbur një mik të mirë, një intelektual I zot që fliste me zërin e arsyes.
“Teodor Laço është një humbje e madhe për botën e kulturës, artit të letrave dhe politikës, Laço ishte njëri prej shkrimtarëve më të shquar të vendit, një nga intelektualët më të formuar. Një nga politikanët më të urtë. Zëri I tij, ishte zëri i arsyes. sot, ndofta kanë kaluar shumë vite dhe njerëzit kujtojnë me nderim të madh autorin e njërës prej komedive më të pëlqyera në vitet e diktaturës nga mbarë shqiptarët siç ishte ajo ‘Shi në plazh’. Sot kanë kaluar vite, por njerëzit kujtojnë zërin e fuqishëm të intelektualit Laço. Teodro Laço është shkrimtari ndofta që i thuri himne më të bukura Korçës dhe korçarit. ndaj ai zë një vend të ndritur në letërsi. Ndihem I lënduar se kam humbur një mik të çmuar.”, tha Berisha.