Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Foto/ Hapja e një kanali në Manzë… dhe flamuri italian i Ramës

$
0
0

Është dashur hapja e një kanali të vogël vaditës në fshatin Manzë të Durrësit, që kryeministri Rama sa bashku me kryebashkiakun durrësak Vangjush Dako, të gjendeshin aty për inspektim.

Dhe si gjithmonë ka mjaftuar ky sebep për të bërë një bisedë me fshatarët e zonës, ku përveç momenteve pikante të ditës ai që ka spikatur ka qenë sërish flamuri italian i stampuar në krahun e majtë të xhupit të kryeministrit Rama.

“Në Manzë duke ndjekur punimet për pastrimin e kanalit kryesor prej 7 km dhe kanaleve dytësore 21 km, që kanë çliruar punën dhe prodhimin e rreth 5 mijë familjeve fermere, pas 25 vjetësh bllokim, për shkak pamundësisë për vaditje.

#Rilindje🌹#ShqipëriaeGjeneratësTjetër🇦🇱🇪🇺”,- shkruan kryeministri Rama në profilin e tij në facebook.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143