Kreu i PAA, Agron Duka, në një intervistë ekskluzive për revistën Mapo, të cilën e gjeni në treg, sheh potencialin e një partie të tretë për të vendosur gurin e saj në peshoren politike në Shqipëri, përmes sistemit elektoral dhe qasjes drejt një partie të qendrës që ofron ekspertizë në një fushëbetejë politike me kakofoni ideologjish
Agron Duka e ka të qartë se drejtimi i një partie, ristrukturimi i saj dhe futja e saj në garën për të qenë vendimarrëse dhe protagoniste nuk është një përpjekje e lehtë.
Ai është një prej njohësve më të mirë të skenës politike shqiptare.
I përfshirë në të që në mesin e viteve 90’ si prefekt dhe më pas deputet në dy legjislatura dhe ministër, Duka mori drejtimin e Partisë Agrare Ambientaliste (PAA) duke bërë lëvizjen e tretë të fortë në karrierën e tij politike.
Largimi nga socialistët para zgjedhjeve të 2013-tës, kalimi te republikanët dhe tani marrja në dorë e drejtimit të PAA, janë momente kulmore të karrierës së tij politike.
Agron Duka nuk ka frikë se mund të gjykohet për këto ndryshime, ndoshta sepse i mbetet besnik fushës të cilës i ka kushtuar thuajse gjithë jetën e tij.
Drejtues i një agrobiznesi nga më të sukseshmit në Shqipëri, ish-ministër i Bujqësisë nën tre kryeministra socialistë dhe i arsimuar në agronomi, për z.Duka lidhja me Partinë Agrare Ambjentaliste është logjike dhe në koherencë me besimin e tij se vendi ka një potencial të jashtëzakonshëm pikërisht në këtë fushë.
Në një bisedë me revistën Mapo pranë vreshtës së tij, Duka është i qartë se çfarë kërkon të arrijë me forcën e re politike.
“Vota është mbreti, ne jemi vartës të saj. Por ne jemi së bashku aksionerë në kontratën e besimit që do të vendosim me qytetarët shqiptarë. Duan alternativë, duan një jetë jo si kjo e sotmja, që po vështirësohet me orë dhe jo ditë. Ne kemi biseduar me qytetarët anë e mbanë vendit, dhe shqetësimet e tyre, janë prioriteti ynë, për t’u dhënë zgjidhje nesër. Mjedisi, bujqësia, agroturizmi, shumë industri të mbështetura në këtë sektor janë lënë jashtë vëmendjes dhe kanë interes sezonal nga pushtetet. Koalicioni ynë është me hallet e çdo qytetari, sepse ky lloj koalicioni ka ndershmërinë dhe qëndrueshmërinë për të sjellë ndryshimet e kërkuara. Ne jemi në opozitë dhe do të vijmë në pushtet, jo para datës së zgjedhjeve,” thotë Duka.
Tekstin e plotë e lexoni në revistë.
Ndërkohë në këtë numër do të lexoni gjithashtu:
Zana Çela
Rikthimi në opera
Christopher R. Hill
Të negociosh me Millosheviçin
Shyqyri Rreli
Tirana në 4 kohë, dhe futbolli me zemër…
Vera Bekteshi
Rrëzimi i murit të Berlinit e ndau kohën tonë
In Memoriam
Gilman Bakalli në ‘Jo krejt seriozisht’…për të fundit herë
Ervin Salianji
I apasionuar pas historisë, por jo pas historisë sime