Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Mësuesve u rritet paga me 10%! Rama: Kthesë historike në arsim

$
0
0

ShkollaMësuesve do t’u rritet paga me 10 përqind.

Këtë e deklaroi ministri i Financave, Arben Ahmetaj.

“Me qeverinë e kaluar, rritja e pagave dhe pensioneve është bërë me rritje borxhi, ndërsa sot është hera e parë që rritja e pagave dhe pensioneve nuk krijon borxh të ri,” tha Ahmetaj.

Rritja e pagave u paralajmërua nga ministrja e Arsimit, Lindita Nikolla, e cila tha se do të jetë Ministria e Financave ajo që do të përcaktojë shumën se sa do të rriten.

“Jemi të vendosur për t’u shkuar reformave deri në fund. Të dashur mësues, ju meritoni respektin maksimal. Qeveria ka vendosur që krahas mbështetjes me trajnim, t’ju mbështesë edhe me rritjen e pagave. Do të jetë ministri i Financave që do të tregojë se sa dhe si do të rriten pagat për mësuesit dhe pedagogët, pedagogët që nuk kanë shënuar rritje page që nga viti 2005”.

Deklaratat u bënë gjatë një takimi me arsimtarë në Tiranë.

“Sot kemi një arsimim real dhe jo si dje kur kishim shitje të diplomave dhe çertifikatave fiktive”, tha Nikolla.

Përveç cilësisë së arsimit, ministrja nënvizoi se reforma ka sjellë një ndryshim pozitiv edhe në procesin e emërimeve në këtë sistem.

“Përmes kësaj reforme sot kemi ngritur gjimnazin e gjeneratës së re. Kjo është reforma e arsimit edhe për regjistrimin në universitete”.

Ndërsa kryeministri Edi Rama, në fjalën e tij tha se, më në fund përpjekjet e vështira në sektorin e arsimit janë shpërblyer. Rama theksoi se, ndryshe nga situata kur qeveria e tij e gjeti arsimin 3 vjet më parë, sot ky sistem ka bërë një “kthesë historike”.

“3 vjet më parë kur morëm detyrën gjetëm 35 milionë dollarë borxhe në arsim. Borxhe që shteti u detyrohej të tretëve. Gjetëm edhe një infrastrukturë arsimore shumë të vështirë, me 177 mijë nxënës të arsimuar me deformime, jo për faj të tyre, por të politikës qorre. Gjetëm një analfabetizëm institucional prej 60 për qind dhe një arsim të transformuar në një sistem grabitjeje të parave të prindërve dhe ëndrrave të të rinjve”, tha Rama.

“Në këtë situatë ishte i nevojshëm një operacion i thellë në arsim, për të riparuar një sistem kanceroz”.

“E përsëris, për inatin e të gjithë atyre që pasi kanë dështuar për vite të tëra kanë drejtuar gishtin e akuzës ndaj ministres së Arsimit, duke theksuar se është falë lidershipit të saj që ne sot jemi në kushte të tilla ku mund të themi se në arsim kemi shënuar një kthesë historike në çdo aspekt. Kemi marrë kthesën në drejtimin e duhur për ta transofrmuar arsimin në Shqipëri në një instrument rritjeje ekonomike e shoqërore”.

Rama shtoi se, sot fëmijët shqiptarë mësojnë me tekste të njëjta me ato të fëmijëve në Angli apo kudoqoftë në BE.

“Gjithashtu, nuk emërohet më mësues kush paguan më shumë. Garantimi i karrierës së mësuesit e kthen atë në figurën që duhet të jetë”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143