Për herë të parë një anëtar i kabinetit qeveritar propozon ndërhyrjen e ushtrisë për të luftuar fenomenin e kultivimit të kanabisit sativa.
Duke iu përgjigjur pyetjeve të një gazetari, ministri i Drejtësisë foli me shqetësim për këtë fenomen, të cilin nuk pranoi ta saktësonte nëse është perceptim apo realitet, por paralajmëroi se nëse nuk do të ndërhyhet do të ketë efektet e piramidave të 1997.
Për Manjanin ose ndahemi tani, ose kur të ndahemi do të jetë shumë e vonë dhe e dhimbshme dhe propozon krijimin e xhandarmërisë.
Ja përgjigjja e ministrit Manjani
Pyetja: Është kthyer në një fenomen shumë shqetësues, për të mos thënë që po na bën njollën e zezë në Europë problemi i kultivimit të kanabisit. Si njeri politik a keni qasje për këtë fenomen dhe si e vlerësoni pasi ka tentativa nga segmente të caktuara të maxhorancës që përpiqen ta minimizojnë atë.
Manjani: Po qe e nevojshme duhet të dalë dhe ushtria. Nuk di të them është emergjencë apo jo, por nëse është e nevojshme të dalë dhe urshtria
Nga ky fenomen ose ndahemi tani që sa ka filluar ose nuk ndahemi më, ose kur të ndahemi do të jetë shumë e vonshme.
Ajo që unë di shoh perceptoj është se për fat të keq ka një bindje të gjerë publike që ky është një fenomen i përhapur.
(Ndërhyrja e gazetares: Bazuar dhe në fakte)
Nuk i kontestoj faktet e thëna nga gazetarët apo agjencitë e huaja.
Perceptimi është shumë i madh. Njerëzit tashmë janë të bindur se kjo gjë ndodh në Shqipëri dhe na takon ne të reagojmë në mënyrë proporcionale. Ndoshta në mënyrë edhe më të fortë sesa deri sot, dhe po qe e nevojshme të dalë dhe ushtria.
Nderhyrja e gazetares: Kur thoni të dalë dhe ushtria e konsideroni si emergjencë?
Manjani: Nuk e di të them nëse është emergjencë apo jo, por nëse është e nevojshme për të dhënë një efekt reagues proporcional edhe ushtria mund të dalë. Ne duhet të japim këtë mesazh dhe jam i bindur për këtë. Nga ky fenomen ose ndahemi tani që sa ka filluar ose nuk ndahemi më. Ose ndahemi tani, ose kur të ndahemi do të jetë shumë e vonë dhe e dhimbshme. Kjo është një përgjigje që duhet ta japim dhe të jeni të bindur që do ta japim.
Nuk ka në traditën e vet aqskush në këtë vend që të marrë damka të kësaj natyre. Ky nuk ështënjë biznes që siguron mriëqënie por vetëm varfëri. Kushdo që merret me këtë punë vetëm mbjell varfëri dhe kriminalizon shoqërinë.
Është e ngjashme me efektet me ato që kemi hequr piramidat financiare.
Nëse është perceptim duhet ta luftojmë nëse është realitet, akoma më keq, nuk di tua them se nuk merrem me këtë sektor por si njeri që merrem me politikë dhe anëtar i qeverisë, konsiderojeni si të doni jam për krijimin e xhandarmërisë.
Të gjithë forcat policore të jenë në piramidë që quhet xhandarmëri dhe duhet reagim proporcional. Fenomeni nuk luftohet me reagime të pjeshme apo me piramida që mund të krijohej Ad Hock, jo. Është dicka që duhet të jetë permanente. Jam i bindur për këtë cështje./ORA