Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

“Të hajë përshesh me Blushin”: Hafizi i përgjigjet Ramës

$
0
0

Mimoza Hafizi“Meqë ka ikur nga partia mund të thyej heshtjen, por për të thënë shumë thjesht, Ben Blushi ka patur dy kryetarë në parti, Fatos Nanon dhe mua. Me Fatos Nanon u bë nja tre herë ministër dhe s’bëri asnjë punë. Me mua s’bëri asnjë punë, por bëri nja tre libra, romane. Dhe e vetmja gjë që unë do t’i sugjeroja nëse do kisha mundësi do ishte që tani që është akoma me këtë mllefin atomik ndaj PS-së, të bëjë edhe një libër tjetër, një roman sepse kur të bëjë partinë e tij s’do bëjë më as punë dhe as romane. Kështu mendoj unë për Ben Blushin”.

Kështu deklaroi mbrëmë kryeministri Edi Rama, në emisionin “Studio e hapur”, i pyetur për largimin e Ben Blushit dhe Mimoza Hafizit nga Partia Socialiste.

I pyetur nëse i ka ofruar Mimoza Hafizit një post ministror, atëherë kur iu kërcënua mazhoranca nga një mocion i mundshëm, Rama tha: “Për Ben Blushin edhe mund të shpenzonim pak kohë se i ka bërë nja tri romane. Por Mimozën le ta lëmë të hajë përsheshin në partinë e Blushit dhe të mos merremi me këtë temë, ju lutem”.

Deputetja shkodrane, Hafizi, reagoi në FB pas deklaratave të Ramës.

“Të gjithë ata që janë lënduar mbrëmë nga gjuha vulgare e kryeministrit ndaj meje, dua t’i siguroj se përgjigjen do ia kthej nesër, nga foltorja e Parlamentit.

Por jam e bindur se sjellja e këtij njeriu që nuk e di apo harron se është kryeministër, nuk më cënon vetëm mua, por edhe ty, ju, edhe të gjithë ata që ende e dinë dhe e marrin për kryeministër,” shkruan ajo.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143