Dymbëdhjetë rektorë të universiteteve publike kanë deklaruar pasuritë pranë ILDKP. Nga të dhënat e Open Data Albania” konstatohet se shumica prej tyre zotërojnë disa apartamente dhe llogari bankare.
Më të varfër duket se janë rektorët e universiteteve në rrethe të cilët në disa raste nuk kanë as automjete.
Ndërkohë drejtuesit e arsimit të lartë në Tiranë kanë një gjendje më të mirë financiare pasi kanë në pronësi apartamente, llogari bankare dhe automjete.
Mynyr Koni rektori i Universitetit të Tiranës rezulton se është më i pasuri midis 12 rektorëve të universiteteve në vend pasi zotëron 6 apartamente, 2 pasuri truall, nëj sërë llogarish bankare, dyqan dhe një automjet tip Benz.
Pas tij vjen rektori i Universitetit Politeknik të Tiranës Andrea Maliqari i cili gjithashtu ka në pronësi 5 apartamente banimi dhe 9 llogari bankare si dhe 2 garazhe.
Edhe rektorja e universitetit të Durrësit, Kseanela Sotirofski zotëron 13 llogari bankare .Më i varfëri nga rektorët rezulton se është rektori i universtitetit të Korçës Ali Jashari i cili ndryshe nga rektorët e tjerë zotëron vetëm një banesë të blerë me kredi./ORA