Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Dy muaj pa rroga, çfarë po ndodh me punonjësit e komunave?

$
0
0

Kryeministri Edi Rama dhe Ministri per Ceshtjet Vendore, Bledi Cuci, gjate konferences per zbatimin e reformes administrative territoriale, ne hotel Tirana.	/r/n/r/nPrime Minister Edi Rama and Bledi Cuci, Minister of State for Local Government, during the conference on the implementation of territorial administrative reform, at Tirana hotel.

Punonjësit e ish-komunave ende nuk kanë marrë pagat prej dy muajsh.

Pas shqetësimit të ngritur tre javë më parë nga kreu i Shoqatës së Komunave Agron Haxhimali për këtë problem që prek më shumë se 10 mijë punonjës reagoi ministri i Çështjeve Vendore Bledi Çuçi.

Ai deklaroi se ka pasur probleme me kalimin e fondit tranzitor kjo edhe për shkak të konstituimit me vonesë të këshillave bashkiakë.

Çuçi deklaroi se në fund të muajit gusht do të paguheshin gjithë punonjësit.

Por megjithëse jemi në datën 27 gusht dhe ndajnë kanë ngelur vetëm dy ditë të vlefshme për të kaluar rrogat ende nuk ka asgjë të re.

Ministria e Çështjeve Vendore nuk ka dalë me asnjë deklaratë ndërkohë që mijëra familje prej dy muajsh presin rrogat.

Në fillim të muajit gusht punonjësit kërcënuan me bojkot të shërbimeve nëse nuk kryhej kalimi i rrogës.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143