Kryetari i bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi ka zbuluar tashmë monumentin e ri të dy gishtave të demokracisë në qendër të qytetit të Kavajës.
Monumenti i famshëm ishte vendosur aty disa vite pas rënies së komunizmit, për ta simbolizuar Kavajën si qytetin nga nisën revoltat kundër regjimit.
Por me ardhjen në pushtët të qeverisë Rama, kryeministri vendosi ta shembte, për të ndërtuar një të ri.
Tashmë monumenti i ri është bërë publik, ai ka ngjyrat kuqezi të flamurit, si dhe disa forma abstrakte, nga ato që mund të gjenden rëndom në pikturat e kryeministrit Rama.