Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Diplomaci qyfyresh, oh ç’u kënaqëm!

$
0
0

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm Ditmir Bushati kanë postuar në profilet e tyre albume fotografike nga Samiti i Vjenës.

Sikurse dëshmojnë edhe pamjet, në pjesën më të madhe të kohës ata shfaqen duke u gajasur.

Edhe kur nuk qeshin vetë, nuk ngurrojnë të bëjnë për të qeshur partnerët europianë, apo fqinjët ballkanikë.

Kur ndodh që Rama dhe Bushati rastësisht të duken seriozë, pas tyre shkëlqen fytyra e Arben Ahmetajt plot gaz e hare.

Minimumi që mund të bënin shtetarët e një vendi që nuk është në luftë, por nga i cili largohen azilantë në një numër thuajse të njëjtë me atë të Sirisë dhe vendeve të tjera të shkatërruara nga konfliktet ushtarake, është që të rrinin pak më seriozë.

Nuk ka asgjë për të qeshur!

Është për të qarë e për t’i vënë duart e gishtin kokës.

Lumturia e tyre do të ishte legjitime nëse do të ishte ndezur drita e gjelbër e çeljes së negociatave për t’u anëtarësuar në BE për Shqipërinë, por përderisa kjo ç’ështje as që u shtrua në perspektivën afatshkurtër, vetëpërmbajtja nuk do t’i bënte dëm askujt.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143