Edi Rama apo piktori deshtak, per te mbuluar deshtimet e tij i jep mend Europes!
Te dashur miq, Edi Rama, piktori deshtak cdo kohe qe kalon per te mbuluar deshtimet e tij ne te gjitha fushat behet me i rrjedhur, gjithnje e me shume te kujton eterit e tij qe i jepnin mend si budallenj e paranojak gjithe botes.
Keshtu, ai, per tu mbrojtur nga deshtimi total i qeverisjes se tij, nje dite ju thote gjermanve se shqiptaret qe kerkojne azil nuk vijne nga Shqiperia por nga Greqia, çka i deryron ata ta pergenjeshtrojne te nesermen, diten tjeter deklaron se Europes i ka humbur drejtimi i saj apo ka deshtuar se mbajturi shpresen meqe shqiptaret po largohen nga Shqiperia drejt Europes, kurse sot dergon si qortime dhe konstatime se Europa ka humbur ne egoizma, nacionalizma, taktika politike dhe elektorale qe konsumohen ne vende te veçanta.
Te gjitha keto Rama i ben per te mbuluar deshtimet e tij te medha ne ekonomi qe bie ne renie te lire, me kriminalizimin qe shkon e lidhet direkt me te, me korrupsionin e shnderruar ne sistem, ne krye te te cilit ai qendron, ne papunesine qe eshte rritur me 40%, ne varferine ekstreme qe eshte rritur 4 here, ne rrogat, te cilat ne raport me inflacionin dhe rritjen e çmimeve te mallrave te ish shportes jane ulur me 12%.
Rama harron se, ne rast se neser organizohet samiti i vendeve te eksodit te qytetareve per shkak te konflikteve dhe keq qeverisjes, ai do te ulej fiks ne krahun e majte te Asadit te Sirise apo do te renditej i dyti fill pas tij per numerin e qytetareve qe largohen dhe kerkojne azil politik per shkak te qeverisjes te keqe dhe te deshtuar te tij, te bazuar ne krimin dhe korrupsionin e tij dhe suites se tij!