Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Nga ftohja në bojkot, asnjë nga LSI në takimin e Ramës në Vlorë

$
0
0

rama1Nuk do të përbënte lajm po të kishte qenë ndonjë aktivitet partiak me militantët e PS.

Por takimi i dy ditëve më parë i Edi Ramës në Vlorë, në prani edhe të Prokurorit të Përgjithshëm Adriatik Llalla, për të diskutuar lidhur me problemet e dosjeve të pronave, shënoi një mungesë që ra në sy.

Duke qenë se me këtë problematikë është e interesuar direkte Hipoteka dhe ministria e Drejtësisë, ra në sy fakti se mungonin në takim si Drejtori i Përgjithshëm i Hipotekave, ashtu edhe ministri i Drejtësisë Nasip Naço.

Nuk dihet cilat janë arsyet e këtyre mungesave.

Por është fakt, se në një takim kaq të rëndësishëm dhe të nivelit të lartë, LSI për herë të parë e ka bojkotuar Ramën, duke shkuar kështu përtej ftohjes së thjeshtë.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143