Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Ish-zv.ministri i Ramës sulmon Koçon për hashashin

$
0
0

dritan hila1Nga Dritan Hila

Dje ishte nje dite e veçante per mua. Nuk e di pse, por ndihesha i lehte, sikur nje tullumbace e mbushur me helium ishte ne stomakun tim.

Hapi im sa cikte ne trotuar.

Koka ime çante ajrin e fresket qe kishte arome jargavani. Isha i lumtur. Njerzit me shikonin dhe i shikoja.

Shikimi i tyre dhe imi rrezellenin dashuri dhe mirekuptim. Pastaj kur hypa ne makine the u zhyta ne trafikun e renduar, shoferet tregonin veç mirekuptim.

Borite e tyre ishin si cicerima zogjsh.

Nuk e kuptoja nga se me vinte. Pastaj e mora vesh. Ne Tirane ishte bere Marshimi i Paqes, apo diçka e tille e ngjashme.

Ne i paskemi rregulluar punet tona dhe tani miresine, dashurine, paqen, mirekuptimin qe kemi me njeri-tjetrin, po e eksportojme.

Faleminderit zoti President, faleminderit zoti Kryeminister, faleminderit klerike te gjitha ngjyrave per keto dite te lumtura qe na keni sjelle. Akoma me te lumtura do ti kemi sa te veme ne jete idete e Koços e ta pime hashashin ne vend te çajit.

Ja mberrita kesaj dite qe brenda nje jete ta shikoj vendin tim dy here fanar ndriçues. Po pres edhe nje çmim per mireqenie apo ushqim ngado qe te vije, qofte edhe nga Meksika, dhe pastaj mund te me dale shpirti i qete.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143