Me sa duket ministrja e Inovacionit dhe Teknologjisë, nuk mund të bëjë dot pa mjetet teknologjike edhe kur merr pjesë në seanca të rëndësishme parlamentare.
Nuk dihet nëse Harito po komunikonte në telefon apo po dëgjonte muzikë.
Por ajo që është e sigurt është se nuk po dëgjonte përkthimin e ndonjë personaliteti të huaj, sepse sot në parlament e vetmja qytetare e huaj ishte presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, e cila gjithsesi flet shqip.
Pas kollares rozë me të shkruar “Revolution” të kryeministrit, ministrja Harito sfaqi një tjetër gjest mondan, të cilat me suguri nuk i mungojnë kësaj qeverie, që nga strehëza plot drita e kryeministrisë, e deri te kërpudha prej porcelani e mbjellë në oborrin e kësaj të fundit.