“Shkollimi i fëmijëve, “bileta” për të dalë nga varfëria. Bashkë me NBG Albania shpërndamë në Vaqarr 150 çanta me artikuj shkollor falas për fëmijët e familjeve me ndihmë ekonomike. Rregulla të reja të qarkullimit dhe aksioni i ndërtimeve pa leje rreth objekteve arsimore për t’u siguruar që viti i ri shkollor i gjen shkollat dhe fëmijët të përgatitur” – njoftonte kryetari i Bashkisë së Tiranës Erion Veliaj sot në fb.
Edhe pse ka marrë disa kritika gjatë këtyre ditëve nga disa opinionistë në rrjet se është tepër i pranishëm nëpër media, kryetari i bashklisë ka vijuar gjithsesi me aktivitetet e tij në këtë drejtim, duke u shndërruar në “babagjysh” për një ditë dhe duke i gëzuar fëmijët e vegjël që morën dhurata.