Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Kryetari i këshillit, ja kush është kuksiani “kauboj” që qëlloi turmën

$
0
0

abedinGjatë ditës së djeshme, me votat e shumicës së majtë, u zgjodh kryetar i këshillit të Qarkut të Kukësit, Abedin Oruçi, ish-kryetar i Komunës Kolsh.

Partia Demokratike e kundërshtoi fort këtë zgjedhje dhe Edi Paloka deklaroi sot se “Pikërisht në kulmin e debatit për dekriminalizimin, kur mbarë shoqëria e opinioni ndërkombëtar kërkojnë veprim të shpejtë për të shkëputur krimin nga pushteti, Edi Rama, ka dërguar në krye të Këshillit të Qarkut të Kukësit një person me të shkuar problematike, si Abedin Oruçi”.

Ja çfarë shkruante gazeta Tema në vitin 2011 për Abedin Oruçin, i cili u bë atë vit protagonist i një rasti të rëndë, kur qëlloi 6 herë me pistoletë ndaj turmës:

Situata në fshatin Mamëz vazhdon të jetë e tensionuar, ndërkohë që policia ndalon viktimën dhe jo autorin. Policia ka ndaluar dy banore te fshatit Mamez, te cilet benin pjese ne turmen e banoreve qe jane gjuajtur me pistolete nga kryetari i komunes. Nderkohe qe banoret nuk pranojne qe ekspertiza e vendit te ngjarjes te behet nga policia e Kukesit, pasi e akuzon si pale me kryetarin e Komunes dhe eshte bashkeautore ne krim. Banoret po e gdhijne naten jashte ne pritje te eksperteve. Nderkohe qe disa prej gezhojave te pistoletes jane ruajtur si prove nga banoret.

Kryetari i Komunes Kolsh, Abedin Oruçi, ka hapur zjarr me pistoletë 6 here ndaj turmes se njerezve qe protestonin per grabitjen e prones se hekur­nikelit. Oruçi eshte i njohur si person me precedente penale, i shkarkuar dy here dhe i rikthyer nga gjykata. Situata eshte tejet e tensionuar ne fshatin Mamez. Njerezit kane bllokuar gjashte gezhojat qe ka gjuajtur kryetari i komunes ndaj popullit. Drejtori i Policise, Sadri Ramçaj, thote se ka çuar forcat ne vendin e ngjarjes.

Ngjarja pason protestën e djeshme, kur nga Tirana u dërguan forca speciale në vendngjarje.

Banoret deklarojnë se kete e kanë peshqesh nga zv/ministri i Brendshëm, Ferdinand Poni, si person i lidhur me firmën që po shfrytëzon token e tyre, njeherësh siç deklarojnë ata, edhe me mafian e mineraleve. Banoret janë të vendosur të mbrojnë trojet dhe tokat e trye nga shkatërrimi si pasojë e shfrytëzimit të tokës në siperfaqe, pasi janë terhequr perkohesisht pas nderhyrjes brutale të forcave speciale.

Nderkohë, është e dyta herë që drejtori i Forcave Speciale, Shemsi Prençi, është shprehur kunder dergimit të forcave pa qenë nevoja. “Nese do pyetesha une, nuk do dergoja forca speciale tek ata banorë të varfer, që s’i kanë bërë kujt gjë, madje kam kundershtuar dergimin e tyre. Nuk mbahen minierat me forca speciale, por në fakt minierat i

ka marrë mafia”, deklaroi permes telefonit Shemsi Premçi, kur u pyet per aresyen e dergimit të forcave speciale në fshatin Mamez. Premçi nuk ka bërë të ditur se cili prej zv/drejtoreve të Policisë së Shtetit, Muhamet Rrubullaku apo Agron Kuliçi, ka urdheruar që të terrorizojë banoret e pafajshëm, pasi drejtori i Policisë së Shtetit gjendet në SHBA.

Nderkohë, kryetari i Komisionit të Rendit dhe Sigurisë, Leonard Demi, ka pohuar permes telefonit se për kete ngjarje do i kerkoje shpjegime ministrit të Brendshëm, Bujar Nishani.

Operacioni i ndeshkimit ndaj banoreve të fshatit Mamez ka filluar të pergatitej që prej një jave. Ky operacion është drejtuar nga shefi i Policisë Kriminale të Komisariatit të Kukesit. Prej një jave, ky person i sapo ardhur nga Bulqiza, ka marrë në biseda informative banoret, duke i terrorizuar ata nga ana psikologjike si në kohen e sigurimit të shtetit. Në oret e para të mengjesit, banoret janë terrorizuar nga furgonë të shumtë të policisë që janë dukur në fshat. Numri i policeve dhe forcave speciale ka qenë trefish më i madh se sa numri i banoreve që nuk lejojnë firmën që t’u shkatërrojë token e tyre.

Sapo kanë marrë vesh ardhjen e policisë, banoret e fshatit kanë shkuar tek vendi ku firma ka germuar tokën dhe kanë bërë barrikadë njerezore. Nderkohë, sapo eskavatori i firmës i është afruar banoreve, trupat speciale ju janë sulur banoreve, duke i keqtrajtuar.

Banoret e kanë parë se ishte e pamundur të perballej një arsenal kaq i madh policor dhe janë larguar perkohesisht, për të protestuar serish, pasi siç shprehen ata, beteja me mafian do të jetë e gjatë, duke qene se shteti në vend që t’i mbrojë nga mafia, behet aleat me mafian. Shumë prej banoreve janë të terrorizuar nga dhuna fizike e psikologjike e policisë. Ata kerkojnë nga shteti, shoqëria civile, opozita, që t’u dalë në mbrojtje, pasi mafia e mineraleve po u shkatërron atyre jetën. ” Jemi në tokën tonë, në punën tonë, në të drejtën tonë. Do të mbrojmë pragun e shtepisë. Nuk kemi ku shkojmë. Firma na ka shkatërruar token, kullotat, rezervuarin, rrugën automobilistike dhe nuk ka mbajtur asnjë pergjegjësi”, shprehet banori Sinan Leka.

Banoret e lagjes “Neçaj” të fshatit Mamëz, ku shteti u dergoi specialet, njihen si nder banoret më të urtë dhe shembullorë në të gjithë rrethin e Kukesit. Asnjeri prej ketyre banoreve, të paktën që pas vitit 1990, nuk është i skeduar nga policia për asnjë veper kriminale. Nderkohë që në Kukes kanë ndodhur dhjetera vepra të renda kriminale, midis tyre dhe vrasja e Remzi Veselit dhe zhdukja pa gjurmë e vajzës 7 vjeçare Bleona Mata, forcat speciale nuk janë parë në Kukes.

Perfaqësuesi i firmës kercenon gazetarin me kodin e mafias: “Keshtu si e ke nisur ti, do të hyjë një gjemb i madh” Njeri prej perfaqësuesve të firmes ka kercenuar nje gazetar të vetëm në vendngjarje, i cili po fotografonte, me kodin e mafias: “Keshtu si e ke nisur ti do të hyjë një gjemb i madh”, i është drejtuar ai gazetarit. Nderkohë që polici i komisariatit të Kukesit, Zaim Muçmata, ka tentuar t’i rrembejë aparatin fotografik gazetarit.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143