Partia Demokratike arriti një sukses para pak ditësh, kur u bë anëtare me të drejta të plota e Partisë Popullore Europiane, grupimit më të madh të partive në Europë.
Por e përditshmja Shekulli shkruan se Lulzim Basha po mashtron. Sipas tyre, PD është bërë anëtare e asociuar dhe jo anëtare me të drejta të plota e PPE.
Ky duket një spekulim i pastër nga ana e gazetës, pasi mjafton një lexim i shpejtë i mënyrës se si bëhesh anëtar i PPE për të mos e publikuar këtë kryeartikull.
Brenda PPE ka tre mënyra anëtarësimi: anëtarët e plotë, anëtarët e asociuar dhe vëzhguesit.
Anëtarët e plotë janë partitë nga vendet e BE.
Anëtarët e asociuar kanë të drejta votimi si anëtarët e plotë, por me përjashtim të çështjeve që kanë të bëjnë me politikat dhe strukturën e BE.
Këto anëtarë vijnë nga vende jashtë BE-së.