Disa nga deputetët e përfolur në raportin e OSBE për lidhje me krimin, kanë reaguar për gazetën Shqip.
Paulin Sterkaj i PS thotë se nuk ka asgjë të vërtetë në atë raport për të.
Sadri Abazi, po i PS, thotë se raporti është bazuar në thashetheme gazetash.
“Janë më së shumti thashetheme të Sali Berishës që bën nëpër media apo edhe shpik në Kuvend. Ajo që është e vetmja e vërtetë është se Sali Berisha ka mbetur i vetmi plak i keq që i ka mbetur Shqipërisë”, thotë Abazi.
Roland Keta i PD, i akuzuar se ka lidhje me biznesin e minierave, thotë se si kryebashkiak ai nuk mund të jepte leje për minierat.
Kurse Agron Duka i PR thotë “ndër 700 grupe kriminale që kanë nxjerrë, unë regjistrohem me pistoletë në xhep”.
“Po këto janë budallallëqe. Unë nuk di të shtie me armë. Edhe kur isha në zbor, dikur kur bënim qitje, përherë jashtë tabelës dilnin gjuajtjet”.