Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Rilindje dhe kujtesë: Qeveria përballë premtimeve për biznesin e vogël

$
0
0

Nga Mimoza Picari, Ora News

“400 mijë shqiptarë jetojnë me të ardhurat e biznesit  familjar, por biznesi i vogël jeton ditën e vetë më të keqe. I mbytur nga taksat, gjobat e padrejta dhe rënia e fuqisë blerëse, taksës së biznesit të vogël qeveria i shtoi edhe taksën e sheshtë 10% dhe TVSH 20%”.

Kështu i qante hallet e biznesit të vogël PS në prag të zgjedhjeve të vitit 2013, kur po bënte përgatitjet e fundit për të ardhur në pushtet pas një qëndrimi 8 vjeçar në opozitë.

Kishte kaluar shume vite në opozite dhe duhej te riparonte gabimin e vitit 2009, kur u tregua e matur në premtime. Këtë here ishte ndryshe.

Rama: “Ne do ta rilindim  Shqipërinë, do të ulim taksat për 90% të shqiptarëve, do heqim taksën e biznesit të vogël, do të heqim taksën për ushqimet bazë, do të ulim taksën për faturën e energjisë për familjarët, do të krijojmë 300 mijë vende të reja pune. Me ne çdo familje që heton përmes biznesit të vogël do të rilindë, ky është zotimi ynë”.

Sot jemi dy vite pas premtimeve  të Rilindjes socialiste që u angazhua për rilindje të biznesit të vogël. Sot taksa e biznesit të vogël nuk është hequr, TVSH e ushqimeve bazë nuk është hequr.

TVSH e energjisë nuk është ulur, madje çmimi për konsumatorët familjarë u rrit. Ndërkohë taksat për biznesin u rritën, duke u justifikuar me marrëveshjen e FMN-së dhe gropën e borxheve në buxhet.

Edhe kjo masë nuk solli më shumë te ardhura në buxhet, përkundrazi informaliteti pësoi rritje.

Cani: “ Moslëshimi i kuponit tatimor etj, informalitetin ne e çmojmë se është në nivelin e 50%”.

Dhe vjen beteja e rradhës për të mbushur arkën që mbeti sërish bosh edhe me rritjen e taksave. Lufta kundër informalitetit u shpall kryefjala 300 ditëshit të dytë të qeverisjes.

Rama: “ Për të ulur taksat në radhë të parë duhet të sigurojmë që baza e tatim-paguesve të zgjerohet në mënyrë të ndjeshme dhe të gjithë të paguajnë atë që i takon. Pastaj të ulim taksat për të gjithë.”

Rama: “ E dini sa është shuma që shkon në drejtim të paditur përpara se të shkojë në arkën e shtetit për t’ju kthyer individit…”

Cani: “330 mln dollarë ose afërsisht 40 mld lekë”

Ekspertët nxituan të bëjnë komentet e para dhe të lëshojnë sugjerime  konkrete që adresojnë qeverinë drejt luftës kundër kontrabandës në dogana, pasi edhe mosrealizimet më të mëdha në buxhet me 9.1 miliardë nga 15.5 miliard gjithsej vijnë nga ky sektor ne 6 mujorin  e parë të vitit.

Cani: “10.5 miliardë më pak se plani. Po sepse janë faktorë që nuk varen nga ministria e Financave”

Preci: “Rritja e kontrabandës, pakësimi i volumeve të konsumit të cigareve etj, janë tregues që janë instaluar rrjete korruptive sic kanë qenë në administratëen e mëparshme dhe vazhdojnë të vjedhin taksat e shtetit dhe të pasurojnë njerëz që këto para nesër i nvestojnë në politike dhe krijohet pastaj një rreth vicioz.

Debati mbi informalitetin në dogana mbërriti edhe në gjirin e shumicës. Në Komsionin e Ekonomisë, dy deputetë të PS-së i kujtuan Ministrit të Financave të ardhurat nga doganat, në një kohë kur po flitej për rënien e të ardhurave në buxhetin e shtetit.

Angjeli: “Ta dini që është një betejë e vështirë. Shqipëria nuk vuan sot nga informaliteti, ka 25 vjet që ne dëgjojmë të njëjtën histori, të jemi pak realist. Prandaj edhe shndërrimi i saj në një detyrë të përditshme të organeve institucionale, tatimore, doganore etj..duhet të jetë e përhershme.”

Braçe: “Pra nëse duam dhe kemi vullnetin të merremi me këtë punë duhet t’i shkojmë deri në fund. Ashtu sic unë e vlerësoj punën e 500 dejmeve dhe vajzave që po merren me regjistrimin e veprimtarisë informale, kjo punë duhet të kishte filluar nga dogana.”

Në fillim të prezantimit të nismës kundër informalitetit, kryeministri Rama tha se vala e aksionit do të nisë nga biznesi i madh.

Rama: “Nafta, cigarja, mallrat e vlerës dhe tregtia me shumicë do të jenë në qendër të përpjekjes tonë frontal. Por pa dyshim zinxhiri i informalitetit ka një fillim, ka dhe një fund. Ne nuk do të lemë pa kontrolluar asnjë hallkë të zinxhirrit nga më të mëdhenjtë tek më të vegjlit.

Por furia e 500 grupeve të ngritura enkas për tu lëshuar në terren, e nisën punën me biznesin e vogël. Ai uli qepenat përballë furisë së tatimorëve.

Por aksioni i qeverisë çeli një valë të gjerë debati në lidhje me objektin e tij, pasi kishte në thelb të vegjlit.

Ekspertët sugjeruan disa modele të huaja për të ruajtur biznesin e vogël, i cili është një treg i sigurt vetëpunësimi dhe se çdo goditje ndaj tij do të ishte fatale për punësimin, një nga politikat e dështuara të qeverisë.

Civici: “Eksperienca e vendeve të tjera, ndoshta dhe më të zhvilluara se Shqipëria tregon një lloj “tolerimi” në sensin që ky lloj biznesi duhet të jetë i regjistruar, i evidentuar, i formalizuar, por jo me kasë fiskale. Pra duhet bërë një lloj dallimi se në fund të fundit ai biznes i vogël dhe shumë i vogël ka të bëjë edhe me atë që quhet solidariteti social.”

Xhepa: “Lufta ndaj informalitetit për bizneset e vogla, më shumë sesa një çështje ekonomike është një çështje sociale. Nëse këta qytetarë që vetëpunësohen dhe rropaten me orë të tëra për bukën e gojës për familjet e tyre.

Malaj: “Biznesi i vogël nuk është lopa e madhe e buzhetit”

Në fakt eskpertët i kujtuan Kryeministrit një gjë që ai e dinte shumë mirë, por kur ishte në opozitë.

Rama:  “Ne taksën e biznesit të vogël do ta heqim, do të bëjmë një sistem unik administrimi, jo 7 palë xhandarë, por një administratë tatimore dhe do bëjmë cmos që ta lehtësojmë biznesin e vogël sepse ju jeni  të vetëpunësuar në familje.”

Por nëse dikur ishte i shqetësuar se tatimoret shqetësonin biznesin e vogël, sot është i shqetësuar për të kundërtën, nëse tatimorët nuk do ta shqetësonin këtë kategori biznesi për të cilin shefi i qeverisë premtoi lehtësira fiskale gjatë fushatës për zgjedhjet politike.

Rama: “Me biznesin e vogël duhet bërë një zhvillim radikal komplet, duhet lehtësuar maksimalisht, tek të gjitha peshat fiskale dhe administrative në mënyrë që të fillojnë të marrin pak frymë sepse ky nuk është vetëm degradim ekonomik, por edhe degradim social, komunitar, shpirtëror masiv.

Rama: “Kush kapet pa kase fiskale do ti konsfiskohet malli dhe kush e ben per here te dyte do shkojë si mall fizik në gjykatë për ndjekje penale.”

Rama: “Të këndosh himnin e flamurit ndërkohë që nuk paguan taksat është shfaqja më kuptimplotë e hipokrizisë ndaj vendit tënd. Prandaj dhe unë nuk ekzagjeroj asgjë”

Por burgu është i hapur edhe për punonjësit e tatimeve. Madje jo vetëm burgu, por edhe shkollat e natës për kualifikimin e tyre.

Rama: “Njësoj si motrat dhe vëllezërit tuaj që në kompaninë e OSHEE benin te njejten gje dhe sot janë prapa hekurave, aty do shkojnë edhe ata ndër ju, që bëjnë atë që bënin ata. Akademinë fiskale që e ringritëm nga hiri ku e gjetëm dhe që vitin e shkuar ka pasur një volum të konsiderueshëm trjanimesh që tani dhe prapa do ta bëjmë shkollë nate. Ditën në punë dhe natën në shkollë.”

E megjithate qeveria ka rritur tonet entuziaste për të ardhurat nga ditët e para të aksionit. Janë mbledhur 14 milion dollarë për 6 ditë, thanë zyrtarë të qeverisë, vetëm nga lëshimi i kuponave. Por nuk tha asnjë fjalë se sa para janë mbledhur nga lufta kundër kontrabandës në dogana, atje ku fle gropa e buxhetit.

Ahmetaj: “Ka shitje rreth 300 kasa në ditë, dikur ka pasur rreth 200 kasa në muaj. Mund tju jap një shifër, është rritur numri në 7 muajt e këtij viti, por sidomos në dy muajt e fundit kur shpallëm betejën kundër informalitetit ështe rritur me 35% numri i regjistrimeve të kompanive krahësuar me vitin e kaluar dhe vetëm në muajin gusht është rritur afërsisht 10%. Rritje e menjëhershme krahësuar me vitin e kaluar.”

Gjithsesi propaganda e qeverisë po ndalet derë më derë, duke adresuar biznesin e vogël për të lëshuar kuponin.

Por në këto dyer dyqanesh ushqimore të strukura në lagje apo zona të varfra në vend dikur nuk flitej për kupon, por për lista të gjata borxhesh.

Rama: “Nga llogaria që ne kemi bërë është rreth 150 milionë euro që janë nëpër këto libra në gjithë Shqipërinë. Në duhet ti japim pak frymëmarrje biznesit të vogël dhe të hapim vende pune.”

Sot pas dy vitesh qeverisje të së majtes as nuk bëhet fjalë të ketë një përllogaritje të re të borxheve familjare të bukës së gojës.

400 mijë shqiptarë që jetojnë nga të ardhurat e biznesit familjar sot ndodhen përballë premtimeve të pambajtura për ulje të taksave dhe përballë gjobave të larta.

Por kur bëhet fjalë për shifrat sërish gabojmë, këtë herë me kursin e këmbimit.

Rama: “Dy shifrat e fundit, kush nuk jep kupon do t’i detyrohet shtetit 5 milionë lekë ose 5 mijë euro, ose bëjeni llogarinë me dollare se unë nuk e ndjek bursën. Kush gjendet me inventare të parregullta, 100 mln lekë, 100 mijë euro, dollarë si të doni.

Shehaj: Do kthehemi tani edhe një herë të bajmë ekonominë e planit?! Jo. Kështu funksionon. Mua me zor nuk më mori njeri në punë, kisha trefishin e pagës aty ku isha dhe erdha këtu me një ideal, për të thënë që ky vend bëhet.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143