Ka shkaktuar kaq shumë zemërim tek deputetët e Partisë Socialiste një koment i bërë nga ana e këshilltarit për mbrojtjen pranë presidentit Bujar Nishani.
Pirro Ahmetaj i ka quajtur deputetët e majtë të Komisionit të Sigurisë spiunë, trafikantë, xhelatë dhe tutorë prostitutash.
Por deputeti socialist, Arben Çuko, thotë se vetë Ahmetaj ka qenë spiun i Sigurimit dhe shumë shpejt do i nxjerrin edhe pseudonimin.
“Ahmetaj rezulton të jetë bashkëpunëtor i Sigurimit të Shtetit. Ne do i publikojmë veprimtarinë e tij si spiun dhe pseudonimin. Nëse flet edhe njëherë, do i publikojmë pseudonimin. Zoti President: Mblidhi qentë,” tha Çuko për gazetën Sot.