Takimi i rektorëve për zbatimin e reformës në Arsimin e Lartë
Ligji i i ri për Arsimin e Lartë duhet të kalojë sa më shpejt në Kuvend pasi zvarritja e tij dëmton reformën e nisur në arsimin e lartë.
Ky është qëndrimi i mbajtur nga rektorët e universiteteve private në takimin e tyre të radhës të mbajtur të hënën
në orën 12.00 në Akademinë e Filmit & Multimedias MARUBI.
Ky ishte takimi i tretë i radhës i rektorëve të IAL-ve private në vazhdim të bashkërendimit të mendimeve dhe qëndrimeve.
Pas takimit rektori i UET-it Prof.Dr. Tonin Gjuraj tha se: “takimi u përqendrua në këto tema: së pari, mosdekretimi i Ligjit të Arsimit nga Presidenti dhe pikat në të cilën u mbështet ky mosdekretim”.
“Aty u disktuam masat që mund të marrim IAL-të në këtë faze të ndërmjetme, qëndrimi ynë i qartë publik në mbështetje të ligjit, si dhe i kërkuam Kuvendit të mos vonojë rivotimin e këtij ligji, pasi zvarritja e mëtejshme dëmton rëndë reformën në arsimin e lartë dhe nxjerrjen në kohë të akteve nënligjore”.
Më tej Gjuraj shton se IAL-të private diskutuan dhe për marrëdhënien e bashkëpunimit me Ministrinë e Arsimit dhe Sporteve duke kërkuar prej saj bashkëpunim korrekt dhe pa zvarritje në proceset e akreditimit.
“Së dyti, kërkuam nga MAS që të jetë më reaguese në kohë ndaj kerkesave te IAL-ve private, te zabtoje ligjin aktual te arsimit te larte ne menyre te barabarte, per te dy sektoret, ate shteteror dhe privat, si dhe te gjitha proceset vleresuese dhe akredituese institucionale dhe te programeve, ne te tria ciklet e studimit. Do t’i kërkojme MAS-it shpalljen e një liste të qartë të programeve të akredituara, për IAL-te, qofshin ato private apo shteterore, dergimi i nje kopje të tillë zyrtarisht edhe ne institucionet e Kosoves; shpallja publike nga MAS te temave te doktoraturave nga te gjithe Shkollat Doktorale ne vend, me emra udheheqesish, për të parë nëse të gjithë IAL-te zbatojnë standardin, sipas gradave dhe titujve akademike; etj.”, tha Gjuraj për Mapo-n.