Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Gafat e Rroshit, shpall Kavajën “Mekë” dhe dronin “simbol kombëtar”

$
0
0

Nëpërmjet një postimi në Fb, kryetari i Bashkisë së Kavajës Elvis Rroshi ka bërë një urim të pazakontë me rastin e festës së Bajramit.

“Gezuar nga Meka e Shqiperise, qyteti me besimin me te devotshem, Kavaja. Ne e vazhduam serisht traditen e tortes se madhe ne shenje falenderimi per gjithe ata te cilet me ane te sakrifices se tyre i dhane vleren Muajit te Madhnueshem”.

Pasi në muajt e kaluar kishte qenë protagonist i kronikave për festën e birrës me rastin e fushatës në Kavajë, apo me debatin me disa media që e akuzonin se është dënuar për vepra të rënda jashtë Shqipërisë, kësaj here Roshi bëhet sërish protagonist me një urim origjinal.

Mbase duhen pyetur eskpertët e fesë Islame nëse mund të krahasohet apo jo Meka me vende të tjera, sidoqoftë Elvisi e bëri të tijën.

Por gafat e Rroshit nuk mbarojnë me kaq.

Dje kryebashkiaku, e ka shpallur futbollistin Andi Lila “qytetar nderi” të Kavajës.

Me këtë rast ai shprehej me krenari në Fb: “Besoj e mbani mend mire futobollistin i cili ne mes te stadiumit “Partizani” te Beogradit mbrojti simbolin tone kombetar qe valevitej mbi fushen e blerte.

Sot, Bashkia Kavaje, vleresoi me titullin “Qytetar Nderi”, djalin e vet, Andi Lilen.

Krenar per Andin dhe gjithe djemte e tjere te kombetares te cilet na kane bere te mbajme frymen, deri ne momentin e fundit te eleminatoreve”.

Vetëm se flamuri që valvitej në Beograd, ishte një flamur me sfond të zi, ku në mes qëndronte harta e “Shqipërisë së Madhe”, si dhe fytyrat e dy patriotëve të rëndësishëm shqiptarë.

Asnjëra prej tyre nuk është gjithsesi zyrtarisht simbol i Republikës së Shqipërisë.

Një funksionar i lartë publik duhet t’i njohë mirë ligjet dhe Kushtetutën.

 

kavaja


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143