Me rastin e festës së barjamit, besimtarë të shumtë myslimanë janë mbledhur sot në Bulevardin Dëshmorët e Kombit për t’u falur.
Përveç figurave kryesore të Komunitetet Mysliman, binte në sy edhe prania nen.kryetarit të Parlamentit shqiptar, Shpëtim Idrizi.
Ashtu sikurse shumë çamë të tjerë, edhe Idrizi është një besimtar i devotshëm i Islamit dhe nuk ngurron ta shfaqë këtë me faljet e tij në publik.