Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

“Socialistët si pula pa kry’, mes Tomës dhe Ketit”

$
0
0

keti bazhdariVotimi për anëtarët e Këshillit të Qarkut Shkodër nuk ka shkuar mirë për koalicionin qeverisës.

PS ka ndarë votat nga LSI dhe ka votuar kandidaturat e djathta dhe jo kandidaturat e LSI që pretendonin minimumi një anëtar në qark.

Kështu pak ditë më parë në votimin për kryetarin e Këshillit të Qarkut Shkodër, socialistët në vend që të votonin kandidaturën e LSI, Salvator Gjoka, ia dhanë 4 votat Greta Bardelit të PD duke lënë me vetëm 5 vota kandidatin e LSI.

Në total Bardeli mori 16 vota, 12 të PD dhe 4 të PS. Nuk dihet nëse kjo është një shenjë e krisjes së koalicionit apo një përplasje lokale.

E ndërsa flitej për krisje në nivel kombëtar mes dy partive të shumicë, në Shkodër është bërë e qartë ndarja. Në fakt ka shumë kohë që përflitet se administrata në Shkodër dhe shumë drejtori rajonale do jenë pjesë e disa ndryshimeve jo të vogla.

Ditmir Bushati koordinatori i dërguar nga qendra për zgjedhjet e PS në Shkodër dhe Kukës tha disa ditë më parë se do: “Të shohim raportet në koalicion, sa është respektuar marrëveshja dhe sesi ka funksionuar. Nuk jemi këtu për të qarë hallet e një koalicioni tjetër”.

Deputeti socialist Paulin Sterkaj e përforcoi këtë duke dhënë një mesazh më të qartë: “Të korrigjojmë administratën që si të depolitizuar çuan votat në partitë e tjera. Administrata në Shkodër është bërë me njohje e jo me kontribute”.

Situata mes dy partive kryesore qeverisëse nuk duket prej kohësh idilike.

Situata në Shkodër ndërkohë tregon se bëhet fjalë për diçka më të komplikuar dhe një marrëdhënie krejt ndryshe nga sa shfaqet zyrtarisht.

Ndërkohë ish-kandidatja e PS për Shkodrën në zgjedhjet e përgjithshme, Rozafa Zmijani, thotë se PS në Shkodër ka mbetur si ‘pula pa kry’.

“U bënë muaj të tërë që socialistët nuk dinë se ku të drejtohen. Nuk ka një seli të mirëfilltë. Është një zyrë dikund në largësi, por është e mbyllur,” thotë Zmijani.

Duke folur për gazetën Panorama, ajo thotë se grupazhet në PS janë krijuar nga mungesa e një drejtimi të mirëfilltë. Ajo shton se brenda dy viteve nga viti 2013, PS ka përgjysmuar votat në Shkodër.

“Shpesh njerëzit etiketohen si të këtij apo atij, por nuk janë njerëz që iu përkasin individëve, janë njerëz që i përkasin PS. Nuk janë njerës as të Tomës (Tom Doshit), as të Ketit (Keti Bazhdarit, por janë njerëz të PS,” thotë Zmijani.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143