Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Rama: Raportojeni tek Bushati çdo bisedë me të huajt

$
0
0

rama bushatiÇdo ministër, zv/ministër apo zyrtar tjetër duke përfshirë kryebashkiakët, që marrin kontakt me të huaj duhet të raportojë me një relacion me shkrim në Ministrinë e Jashtme.

Kjo sanksionohet në vendimin e fundit të qeverisë “Rama”, që hyri në fuqi dje pas botimit në Fletoren Zyrtare.

Akti i publikuar sot nga “GSH” daton 9 shtator, por është mbajtur i fshehtë nga qeveria, pasi nuk është publikuar bashkë me vendimet e tjera të asaj dite.

Ai zbardhet vetëm sot që është botuar në Fletoren Zyrtare.

 

PËR RREGULLIMIN E VEPRIMTARISË ME JASHTË TË ADMINISTRATËS SHTETËRORE Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe me propozimin e ministrit të Punëve të Jashtme, Këshilli i Ministrave

VENDOSI

-Ministrat e zëvendësministrat, drejtuesit e institucioneve qendrore në varësi të kryeministrit e të ministrave, drejtuesit e institucioneve të tjera të administratës shtetërore dhe të organeve të pushtetit vendor, në deklaratat verbale e të shkruara dhe intervistat për probleme të rëndësishme të marrëdhënieve me jashtë duhet të jenë në përputhje me programin e qeverisë për politikën e jashtme të Republikës së Shqipërisë. Për çështje të politikës së jashtme të një rëndësie të veçantë, funksionarët e lartpërmendur, në deklarimet e tyre publike duhet të konsultohen paraprakisht me Ministrinë e Punëve të Jashtme.

-Të gjithë këta funksionarë, në korrespondencën me ambasadorë e përfaqësues të tjerë të huaj, të akredituar në Republikën e Shqipërisë, për çështje me karakter politik ose me rëndësi për marrëdhëniet e Republikës së Shqipërisë me shtetet e tjera apo organizatat ndërkombëtare, duhet të njoftojnë paraprakisht Ministrinë e Punëve të Jashtme, e cila jep me shkrim mendimin e saj për qëndrimin që duhet mbajtur.

-Të gjithë këta funksionarë, për veprimtaritë ku marrin pjesë dhe bisedimet që realizojnë me personalitete të huaja, brenda dhe jashtë vendit, të dërgojnë, brenda 7 (shtatë) ditëve pune nga data e përfundimit të veprimtarisë, në Ministrinë e Punëve të Jashtme dhe në Kryeministri një relacion. Relacioni duhet të përmbajë të dhënat për qëllimin dhe objektin e veprimtarisë, për ecurinë e bisedimeve dhe për rekomandimet përkatëse për çështjet e diskutuara.

-Të gjithë këta funksionarë e realizojnë korrespondencën e tyre zyrtare me misionet diplomatike të akredituara në Republikën e Shqipërisë nëpërmjet Ministrisë së Punëve të Jashtme.

-Vizitat zyrtare dhe të punës së anëtarëve të Këshillit të Ministrave jashtë shtetit zhvillohen me miratimin e Kryeministrit, pasi ministri i Punëve të Jashtme të jetë shprehur me shkrim. Kërkesa për miratimin e vizitës i drejtohet njëkohësisht, kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme. Anëtarët e Këshillit të Ministrave brenda çdo tremujori paraqesin me shkrim pranë kryeministrit dhe ministrit të Punëve të Jashtme planin e vizitave jashtë vendit për tremujorin në vazhdim.

-Të gjithë këta funksionarë nuk mund të pranojnë ose të refuzojnë ftesa zyrtare nga homologët e tyre si dhe nuk mund të dërgojnë ftesa zyrtare, pa u këshilluar më parë me Ministrinë e Punëve të Jashtme.

Ministritë, institucionet qendrore në varësi të kryeministrit e të ministrave, institucionet e tjera të administratës shtetërore dhe organet e pushtetit vendor në ushtrimin e veprimtarisë me jashtë, kanë për detyrë:

a) të njoftojnë menjëherë Ministrinë e Punëve të Jashtme për çështjet në fushën e marrëdhënieve me jashtë, që trajtohen gjatë takimeve të drejtuesve të institucionit me përfaqësues të trupit diplomatik të shteteve dhe me përfaqësues të organizatave ndërkombëtare, të akredituara në Republikën e Shqipërisë, apo në letrat dhe mesazhet që autoritete të huaja i dërgojnë drejtuesit të institucionit. Ky vendim hyn në fuqi pas botimit në Fletoren Zyrtare.

KRYEMINISTRI Edi Rama


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143