Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Braçe sulmon privatin dhe shpall dy heronj të punës socialiste!

$
0
0

braceErjon Braçe, deputet i vijës së hekurt në PS, nga ata që anojnë më shumë nga ekstremi i majtë se sa nga qendra e ngjyrave të purpurta të Ramës, ka “dekoruar” sot me fjalë dy punëtorë të sektorit publik në zonën ku është deputet.

“MIRNJOHJE PA FUND DY SUPER PUNETOREVE!! Nuk kam fjale te them per dy super punetore te Bordit te Ujrave Lushnje; Ferdinand Mehilli ne kanalin kullues te Mertishit, Vladimir Basha ne kanalin e ujrave te larta Mertish-Gradishte, Grabian, Vijonin edhe sot punen nen nje diell pervelues e temperature 40 grade ne zonen e punes; pa nderprerje!! I shihja e me dukej vetja i papune”, – shkruante Braçe.

“Kush flet per sektorin publik e me mburr ate privat edhe kur ai punon shkel e shko apo spunon fare, duhet te shohe keta dy burra te sektorit publik!!” – vijoi kryetari i komisionit të ekonomisë në Parlament, duke sulmuar ekonominë e tregut.

“Fred e Lad shume shume shume shume faleminderit!! JU JAM PAFUND MIRNJOHES!!”, – e përfundonte komentin Braçe.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143