Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Topi: Parlamenti është në gjendje të pashpresë

$
0
0

bamir topiKryetari i FRD, Bamir Topi, thotë se ky është parlamenti më i gjorë në historinë e shtetit shqiptar.

Duke folur për revistën Java, ai thotë: “Çudia e madhe është se sa më shumë kalon koha, aq më shumë përkeqësohen kualitetet politike përfaqësuese dhe për pasojë, sot parlamenti është në gjendje të pashpresë për të udhëhequr sfidat evropiane të Shqipërisë…”

“…Padyshim, formalizimi i shtetit dhe ekonomisë është rregull për të gjithë, por nuk duhet të na kujtojë rastin e Martin Shkrelit në SHBA, që mori monopolin e ilaçit për të sëmurët kronikë dhe e shumëfishoi çmimin brenda ditës, duke sjellë panik dhe duke i shuar dëshirën mjaft njerëzve për të vazhduar betejën me vdekjen në emër të jetës, duke u kthyer sipas medias botërore, si njeriu më i urryer për momentin. Ligji dhe metodat e zbatimit duhet të jenë racionale”.

Duke folur për çështjen e dekriminalizimit, Topi thotë: “Problemi themelor është se kush do të dekriminalizojë mendjet kriminale të disa njerëzve të rëndësishëm në vendimmarrjet politike. Si ka mundësi të flitet për drejtësi, kur askush nuk don të ndryshojë ligji i zgjedhjeve, aty ku buron pushteti i korruptuar nga votat e vjedhura apo të blera.

Gjithçka është futur në rreth vicioz. Pushteti prodhon të fortët dhe të pashkolluarit dhe këta mbajnë pushtetin. Prandaj kemi parlamentin më të “gjorë” në historinë e shtetit shqiptar”.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143