Shtypi i ditës është dominuar nga deklaratat e një dite më parë nga kreu i LSI, Ilir Meta.
Ishin dy thumbim të forta në drejtim të kreut të qeverisë, Edi Rama.
Fillimisht Meta deklaronte se LSI nuk ka pasur asnjë kandidat me probleme, më pas shprehej se kryetari i PD, Lulzim Basha, nuk duhet të kërkojë dorëheqjen e tij, por të Edi Ramës.
Disa të përditshme thonë se Meta foli pa doreza për një pakt Rama-Basha kundër tij.
Ndërkohë disa media më pranë qeverisë, thonë se Basha nuk po e sulmon fort Ilir Metën.
Askush nuk e di çfarë do të ndodhë me saktësi në këtë vjeshtë të trazuar.
Nga ana tjetër, këshilltari i Metës, Emiljano Aleksi, ka postuar një foto që ka ngjallur debate në rrjet.
Fotoja tregon shigjetat orientuese djathtas në bulevard.
Kaq ka mjaftuar që të ketë spekulime.