Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Rama- Blushit: Ne luftonim për vota, ti luftoje kundër nesh

$
0
0

ben blushi

Ndërsa Asambleja Kombëtare e PS-së ka nisur punimet me fjalën e kryeministrit Edi Rama, mësohet se pas tij e ka marrë fjalën deputeti Ben Blushi, i cili ka folur për shkelje të statusit.

Blushi ka kërkuar të dijë se nuk është vendosur të rizgjidhet kreu i partisë.

Përgjigja sipas kreut të PS-së është nëse një parti fiton zgjedhjet parlamentare, nuk do të ketë më rivotim për kryetar të PS-së.

Por kjo kundërshtohet fuqishëm nga deputeti Ben Blushi.

“Ti e braktise betejën, kur të tjerët po luftonin për vota, ti luftojë kundër PS,” i ka thënë Rama Blushit, duke iu referuar fushatës zgjedhore.

Mes Ramës dhe Blushit ka pasur edhe një debat për gjendjen ekonomike në vend.

“Nuk ia ke haberin nga ekonomia,” i ka thënë Rama.

“Partia është aset. Ti je administrator, qetësohu,” i është përgjigjur Blushi.

Ndërkohë mësohet se do jetë pikërisht kongresi i PS në janar që do të vendosë për fatin e kryetarit.

Ky kongres do përcaktojë se çfarë ndodh me kryetarin e partisë kur ai fiton zgjedhjet.

Partia Socialiste do t’i nënshtrohet zgjedhjeve të strukturave të reja dhe një riorganizimi për t’u përgatitur për zgjedhjet e përgjithshme të 2017-s. Në thelb të riorganizimit është zgjerimi i strukturave, barazia gjinore dhe rritja e anëtarësimeve.

Asambleja e socialistëve u mblodh paraditen e kësaj të shtune për të diskutuar pikërisht këto çështje, për të cilat janë ngritur edhe grupet e punës. Grupi për Organizimin dhe Koordinimin e Fushatës së Anëtarësimeve dhe Zgjedhjeve të reja do të drejtohet nga Gramoz Ruçi dhe anëtarë të tij do të jenë edhe Taulant Balla, Saimir Tahiri, Dritan Leli, Koço Kokëdhima, Vangjush Dako e të tjerë.

Partia do të organizohet në rang bashkish sipas, që do të thotë se do të ketë 61 degë me nga një kryetar.

“Zgjedhjet në parti të kryhen në funksion të plotë me rregullat e caktuara. Historia e zgjedhjeve vendore ku ja dolëm të kemi një barazi të plotë gjinore në këshilla dhe të balancojmë përfaqësimin në këshillat vendore me gra dhe vajza, që nuk u gjetën në qendër të bashkisë, është një histori domethënëse për t’u dhënë fund pretendimeve absurde. Koha e organizatave të drejtuara nga një familje, apo tarafe, apo një pallat, duhet të marrë fund. Organizata duhet të shtrihet në gjithë territorin e qendrës së votimit. Në këtë proces duhet një angazhim real me rritje të anëtarësimeve dhe gjithpërfshirje të forumeve të partisë, ai rinor dhe ai i gruas. Pjesë e këtij procesi duhet të jetë edhe Fondacioni Qemal Stafa”, tha Rama.

Objektiv i socialistëve është zgjerimi i mëtejshëm edhe në komunitetet e emigrantëve shqiptarë atje ku jetojnë, për të cilët tha se po punohet që t’u garantohet e drejta e votës në zgjedhjet e 2017-s.

“Po mundohemi t’u japim të drejtën e votës emigrantëve atje ku jetojnë dhe Partia Socialiste duhet të vazhdojë të zgjerohet”, u shpreh kryeministri.

Përveç kësaj, ndryshime pritet të ketë edhe statuti i partisë. Kryesocialisti Rama tha se dy grupe anëtarësh të Asamblesë do të përfshihen në grupin për reformën e re statutore dhe procedurat zgjedhore.

Në fillim të fjalës, kryeministri përmendi një sërë reformash të ndërmarra nga mazhoranca e majtë, duke u ndalur kryesisht tek ajo territoriale, e arsimit, por edhe tek ajo në drejtësi, për të cilën ripërsëriti qëndrimin se do të jetë gati në vjeshtë.

“Realizimi i reformës në drejtësi duke bërë të mundur hedhjen e një hapi që do e hedhi me patjetër brenda vjeshtës së këtij viti, me votimin në Parlament të reformës dhe do të mundësojmë kështu çeljen e një beteje të madhe pa asnjë kompromis dhe tolerancë ndaj korrupsionit në sistemin e drejtësisë, po dhe arritjen e objektivit pë të çelur negociatat vitin e ardhshëm. Së paku, sa i takon kryerjes së detyrave nga ana jonë. Sidoqoftë besoj se do të shkojmë shumë fort në atë moment se reformat tona do të vazhdojnë”, tha Rama.

Rama tha se koalicioni po funksionon mjaft mirë, ndërsa tha se të gjitha ministrat janë në drejtimin e duhur.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143