Ish-kryeministri Sali Berisha nuk ishte gjatë votimit për hetimin ndërkombëtar mbi aferën e CEZ, duke shtuar shumë spekulimet në media. Vetë ai ka bërë sqarimin e mëposhtëm:
Nuk ka asnje terheqje nga kerkesa ime per hetim nderkombetar per mega-aferen korruptive te marreveshjes Rama – Meta – ÇEZ.
– Kam qene inisiatori per ndermarrjen e ketij hetimi dhe do te bej çdo gje qe kam ne dore per kete hetim
– Te gjitha zhvillimet deshmojne se kerkesa ime eshte e drejte dhe jetike per zbardhjen e nje afere korruptive te marreveshjes me ÇEZ, te firmosur ne kulisa nga Edi Rama, qe ju kushton qytetareve shqiptare 1200 euro secilit, si dhe te lidhjeve te DIA-s me ÇEZ, Ilir Meten qe ju kushton qytetareve shqiptare 135 milione euro
– Mungesa ime dje ne votim kishte shkak te vetem nje keqkuptim timin mbi proceduren dhe menyren e votimit pasi mazhoranca ne mbledhjen e konferences se kuvendit me absurditet e kishte cilesuar projektligjin si organik, pra qe duhet te votohet me 3/5.
Te gjitha komentet e papagajve te qeverise, te deshmitareve te saj te rreme qe nxijne me pranine e tyre ne studiot televizive por dhe te eklektikeve dhe relativisteve pra kripto-avoketerve te qeverise jane absolutisht pa baza.
Duke denuar dhe nje here perpjekjen e Edi Rames per ti shpetuar gjykimit nderkombetar per marreveshjen qe kushtoi 1200 euro çdo qytetari shqiptar pohoj dhe njehere se:
– Une kam konsideruar dhe konsideroj hetimin nderkombetar per dosjen e ÇEZ nga alfa tek omega e saj, jetike per paqen dhe stabilitetin e vendit dhe do bej gjithçka per realizimin e tij!