Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri, ka reaguar sot pas akuzave të bëra nga Partia Demokratike në drejtim të tij dhe institucionit që ai drejton.
Tahiri përshëndet suksesin e policisë, ndërsa shton se pas cdo suksesi vjen një baltosje nga PD-ja.
Nga profili i tij në Facebook ku ka publikuar edhe fotot e dy atentatorëve të dy ditëve më parë në Tiranë, të arestuar nga policia, ministri Tahiri ka shkryar se: “Pas çdo suksesi të Policisë, ka një baltosje më shumë nga PD.
Policia në krye të detyrës kundër krimit, SHQUP-i në krye të detyrës kundër Policisë!”.