Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

A vazhdon të jetë Ruçi “Kumbari” i Ramës në PS?

$
0
0

Në mbledhjen e sotme të Asamblesë Kombëtare të Partisë Socialiste, kryetari i Partisë Edi Rama ishte i pandarë nga Sekretari i Përgjithshëm Gramoz Ruçi.

Sa herë është në vështirësi Rama troket gjithnjë në dyert e Ruçit për të dalë nga situata.

Kjo histori nisi që me zgjedhjen e Ramës në krye të PS më 2005, kur pasi votimit të parë të Kongresit që nuk ishte në favor të tij, me ndërhyrjen e ish-ministrit të epokës komuniste, gjithçka befas ndryshoi dhe Rama u ngjit në kolltukun ku gjendet dhe sot.

Edhe më 2009, në betejën e madhe që ndërmorri opozita e atëhershme në kuadër të kauzës së “hapjes së kutive”, nuk mund të harrohet mobilizimi popullor në Fieri që bëri Ruçi dhe nga ku aksioni më pas u shtri në të gjithë vendin.

Ruçi ka qenë mbështetësi kryesor i Ramës në PS dhe tragetuesi i kryemininistrit brenda partisë, dhe e ka mbështetur, pavarësisht ndonjë pakënaqësie lidhur me linjën e “Rilindjes”, e cila nuk ka kënaqur bazën sikurse mund të ndodhte në të kaluarën.

Pak ditë më parë, Rama iu drejtuar prap Ruçit për të “zbutur” Tomën dhe për ta mikluar për një rikthim të mundshëm në PS.

Në këto kohë të vështira për Ramën, kur reformat e tij jopopullore bëjnë që LSI të rritet dhe PS të tkurret, Rama i është drejtuar sërish “Kumbarit” të PS-së, personit të cilit i drejtohet vetëm në çastet më kritike.

ruci

ps9

ps10

ps8


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143