Kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, iu përgjigj me një deklaratë për mediat, komenteve që bëri kryeministri Edi Rama kundër Dhomës Amerikane të Tregtisë.
Sipas Bashës, ka ardhur koha për të tërhequr zvarrë kultin e mashtrimit, dhunës dhe arrogancës, Rama i ka ngritur në piedestal.
“Kryeministri me i paafte, me arrogant dhe me i deshtuar ne historine e 25 viteve eshte edhe mashtruesi me i madh qe nga koha e Nastradinit. Ka 2 muaj qe ka sulur hordhite tatimore kunder biznesit. Me egersi, padrejtesi dhe selektivitet korruptiv dhe politik kerkojne edhe kacidhen e fundit. Por i mungojne 25 milione dollare vetem per shtatorin. 230 milione dollare per keto 9 muaj.
Fajin nuk e ka biznesi. Fajin nuk e kane mediat. Fajin nuk e ka as Dhoma Shqiptaro-Amerikane e Tregetise qe ka guximin t’ja thote te vertetat ne sy.
Parate qe mungojne i ka vjedhur kokoshi 200 milionesh dhe skota e tij. Ky qe te merr shpirtin per nje kile qepe pa kupon, por per vete e per miqte ka ngritur saraje, vila dhe hotele luksi PA TREGUAR ASNJE KUPON.
Ky qe dergon larot e Tahirit per te terrorizuar te pamundurit e te pambrojturit, por qe narkoministrin e mban ne detyre edhe kur ka pranuar zyrtarisht shitjen e narkotaksise se luksit AA003GB pa kupon e pa paguar asnje kacidhe takse.
Ka ardhur koha ta terheqim zvarre nga piedestali ku e ka ngritur ky palo kryeminister kultin e mashtrimit, dhunes dhe arrogances. Ti hapim rruge shansit per nje Shqiperi te se vertetes, lirise, punes dhe drejtesise.
9 perqind takse e sheshte per biznesin e madh. 0.5% e xhiros tatim per biznesin e vogel dhe rritje e tavanit deri ne 12 milione leke te reja. Pulle fiskale dhe zero prani tatimore te biznesi i vogel. Ulje e cmimit te naftes dhe energjise. Falje e 100% te kamate vonesave PA KUSHT. Keshtu do te nisim se bashku rrugen tone drejt nje ekonomie te forte dhe nje te ardhme te sigurte,” shkruan Basha në FB.