Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Basha i ankohet Fleckenstein: Mazhoranca po mbron të inkriminuarit

$
0
0

bashasNga Lulzim Basha

Me raportuesin për Shqipërinë pranë Parlamentit Europian, Knut Fleckenstein ndava shqetësimin për mungesën e vullnetit nga ana e mazhorancës për të bërë dekriminalizimin e politikës dhe administratës. Zvarritja e keyij procesi nga mazhoranca ka si qellim mbrojtjen e personave me rekorde kriminale që i ka promovuar në pushtet.

I shpreha eurodeputetit Fleckenstein vendosmërinë tonë për kalimin e ligjit për dekriminalizmin dhe ç’është më e rëndësishmja, implementimi e tij. Nxjerrja e kriminelëve jashtë nga Kuvendi, jashtë nga zyrat e kryetarëve të bashkive, nga administrata, jashtë nga sferat e vendimmarrjes është pritoritet i Partisë Demokratike

Reforma në drejtësi si ceshtje e rendëndësishme për vendin dhe jo si mundësi e mazhorancës për ta shtëne në dorë, afera CEZ, korrupsionin galopant, evazionin dhe kontrabandën nga oligarkët e lidhur me qeverinë, represionin mbi biznesin e vogël dhe qytetarët dhe krizën e ekonomike që ka mbërthyer vendin kane qene shqetësimet që i shpreha eurodeputetit Fleckenstein.


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143