Quantcast
Channel: Politika – Gazeta Mapo
Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143

Basha: Dita e qametit ka ardhur, jemi gati për nisjen e protestave

$
0
0

1446292190basha-pdKreu demokrat Lulzim Basha, ka dalë sot në një konferencë për shtyp duke kritikuar qëndrimin e kryeministrit Rama në lidhje me ekonominë e vendit.

Basha tha se: “Rama bëri një diarre verbale për 59 minuta” ndërsa theksoi se, në vend ka një gropë të madhe financiare.

Sipas tij, njerëz pranë qeverisë dhe financues të fushatave elektorale po pasurohen ndërkohë që po futen në burg të pamundurit.

“Shqipërisë këtë vit i mungojnë plot 231 milionë dollarë nga Doganat dhe Tatimet. Kjo është e publikuar në faqen zyrtare të Ministrisë së Financave”, – tha Basha.

Ai ngriti pyetjen se ku kanë shkuar paratë e vjedhura gjatë muajit të luftës kundër inforemalitetit, ndërsa duke listuar një sërë shkeljesh të ministrave sipas tij, ai tha se dita e qametit ka ardhur.

I pyetur nga gazetarët se kur do të nisin protestat, Basha tha se sapo të kenë një datë do ta njoftojnë.

Lufta kundër informaliteti po godet më tepër biznesin e vogël, dhe po pasuron ministrat, ka deklaruar mw tej Lulzim Basha.

Ai akuzoi qeverinë se emërimet në tatime janë bërë vetëm për të mbushur xhepat e shefave. Kreu i PD-së akuzoi një për një për korrupsion ministrat e qeverisë.

“Kjo është radioskopia e korrupsionit që ka sjellë këtë informalitet, i cili në muajin e parë të aksionit të përbashkët i kushton shqiptarëve minus 35 milionë dollarë.

Shkelja e ligjit është një nga fluskat më të shpeshta në diarenë verbale të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama ka qënë tërësisht e dënuhesme nga Basha dhe PD. Nga njëra anë vidhet dhe nga ana tjetër shtyhen bizesnet drejt falimentit”,- tha Basha.

 


Viewing all articles
Browse latest Browse all 8143